U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së Alban Sutaj takon drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, z. Mentor Hyseni
Prishtinë, 12 nëntor 2025 – Në ambientet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), është zhvilluar një takim ndërmjet Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Alban Sutaj, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Mentor Hyseni.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e menaxhimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me theks të veçantë në shkëmbimin e të dhënave mbi barrën tatimore të pasurive që janë apo mund të jenë nën administrimin e Agjencisë.
Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e koordinimit efektiv ndërmjet institucioneve publike për të siguruar menaxhim të përgjegjshëm, transparent dhe ligjor të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në fund të takimit, u dakordua për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, përmes shkëmbimit të informacioneve dhe krijimit të mekanizmave të përbashkët të koordinimit në këtë fushë me interes të përbashkët publik.



