PËRFAQËSUESIT E INSTITUTIT TË BAZELIT PËR QEVERISJE TË MIRE VIZITOJNË AGJENCINË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi se bashku me bashkëpunëtor, pritën në takim përfaqësuesit e Projektit te financuar nga Zyra e UNDP-se ne Kosove “Mbështetje për themelimin e zyrës për rikuperimit të pasurive dhe krijimin e qendrës burimore” z Daniel Eric Stonecipher përfaqësues i Institutit të Bazelit për Qeverisje të mire, i cili është bashke implementues i këtij projekti se bashku me ROLAG ( Grupi Këshillëdhënës për Sundim te Ligjit).
Ne këtë takim z. Eric e njoftoj z. Krasniqi në lidhje me punën që është duke u bërë për themelimin e Zyrës për Rikthim te Aseteve në kuadër të sistemit prokurorial.
Gjatë takimit z. Krasniqi, njoftoi përfaqësueset Z . Daniel Eric Stonecipher dhe znj. Flakrina Osmani, mbi bazën ligjore te administrimit te pasurive, proceset e administrimit dhe njëjtën kohe i falënderoj për gatishmërinë për bashkëpunim ne te ardhmen.