Menaxhimi i pasurive të sekuestruara në fokusin e bashkëpunimit institucional

Prishtinë, 12 qershor 2025

U.D Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj, zhvilloi një takim pune me Nënkryetaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, gjyqtaren znj. Mejreme Memaj.

Në fokus të takimit ishte menaxhimi i pasurive të sekuestruara, si dhe sfidat që lidhen me administrimin e tyre.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimin e sundimit të ligjit në vend.