Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi merr pjesë ne vizitën studimore lidhur me Rikuperimin dhe Menaxhimin e Aseteve ne Roterdam dhe Bleiswijk (Holandë) dhe Bruksel dhe Mechelen (Belgjikë) nga data 27-30 mars 2023
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi merr pjesë ne vizitën studimore lidhur me Rikuperimin dhe Menaxhimin e Aseteve ne Roterdam dhe Bleiswijk (Holandë) dhe Bruksel dhe Mechelen (Belgjikë) nga data 27-30 mars 2023
Vizita është realizuar nen organizimin e Projektit kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK III) i cili projekti ka kontribuar në forcimin e sistemit të rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve duke ofruar këshilla ligjore dhe duke rritur kapacitetet e autoriteteve përkatëse për sekuestrimin, konfiskimin dhe menaxhimin efektiv të aseteve.
Kjo vizitë u ofrojë pjesëmarrësve informacion të dorës së parë mbi praktikat e mira institucionale dhe organizative në lidhje me aftësinë për të synuar të ardhurat e krimit, duke përdorur një strategji moderne praktike, legjislacion vendor të përditësuar dhe politikë efektive të shumë agjencive. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë me homologët holandezë dhe belgë mbi praktikat operative për konfiskimin dhe sfidat me të cilat përballen.
Njohuritë e marra dhe mësimet e nxjerra do të mbështesin institucionet në forcimin e kuadrit ligjor dhe operacional për rikuperimin e aseteve. Në veçanti, kjo përvojë do të jetë e dobishme për punën në sipër lidhur me krijimin e Fondit të Konfiskimit dhe ndryshimet në legjislacionin për menaxhimin e aseteve.
Pjesëmarrës ne ketë vizite ishte një delegacion prej 10 pjesëmarrësish që përfaqësojnë Prokurorinë Speciale, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Gjykatën Themelore të Prishtinës, Koordinatorin Nacional për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, Departamentin për bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Ministrinë e Drejtësisë dhe dy përfaqësues të Projektit PECK III