Takim i Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Takim I Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Menaxhmenti I AAPSK-së, mbajti takimin e radhës në të cilin u diskutua lidhur me hapat të cilat do të ndërmerren për hartimin e planit të integritetit, plan ky  i cili kërkohet sipas Ligjit Nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësin e zgjerimit të hapësirave për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

Në takim u dakorduan që të formohet grupi punës i cili do të hartoj planin e integritetit, ndërsa sa i përket pikës 2, do të analizohen alternativat me të përshtatshme për zgjerim të hapësirave për ruajtjen e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar e gjithë kjo me qellim të administrimit sa me efikas të pasurisë.

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së z.Enver Krasniqi u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës z.Valon Totaj

Në kudër të bashkëpunimit ndërinstitucional zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar z. Enver Krasniqi me udhëheqësen e Sektorit për Punë Normative Juridike znj. Violeta Ejupi vizituan Gjykatën e Apelit të Kosovës ku u priten nga Kryetari i Gjykatës se Apelit z, z. Valon Totaj, Nënkryetarja e Gjykatës znj. Kadrije Goga Lubishtani dhe Administratori z. Nysret Arifi.

VAZHDON  BASHKËPUNIMI DHE MBËSHTETJA E OSBE-së PËR AAPSK-në

Ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional sot me datën 25.07.2023 zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtorë priti ne takim përfaqësuesit e OSBE z. Giovaninno Di Persio U.D i Sektorit për Krime të Rënda dhe të Organizuar dhe z. Senad Shajkovci.

Ne takim u konfirmua bashkëpunimi ndërinstitucional dhe vazhdimi i mbështetjes për AAPSK-në nga ana e OSBE ne realizimin e objektivave dhe synimeve te përbashkëta.

Është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar / MD

Është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar / MD

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka per qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive që janë në interes të përbashkët.

Është mbajtur takimi i Grupit Punues për Hartimin e Rregullorës për Organizimin e Brendshëm të Agjencisë për Adminsitrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Është mbajtur takimi i Grupit Punues për Hartimin e Rregullorës për Organizimin e Brendshëm të Agjencisë për Adminsitrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar nën Kryesimin e znj.Violeta Ejupi- Hasani

Grupi diskutoj finalizimin e rregulores e posaqerisht u diskutua edhe emërtimi  i pozitave të punës sipas katalogut në bazë të RREGULLORES  (QRK) Nr. 10/2022 PËR KLASIFIKIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL,

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtor priti ne takim znj. Ana Maria Badea nga njësia e monitorimit ne Eulex.

Me datën 10.07.2023 Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtor priti ne takim znj. Ana Maria Badea nga njësia e monitorimit ne Eulex.

Znj. Ana Maria Badea falënderoi AAPSK-ne për bashkëpunim dhe konfirmoj vazhdimin e mbështetjes për AAPSK-në.

Ne takim mes tjerash u diskutua edhe çështja e sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive te pajustifikueshme sipas Ligjit për kompetencat e zgjeruara.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi me bashkëpunëtor pritën në takim përfaqësuesen e GIZ-t gjerman

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi me bashkëpunëtor pritën në takim përfaqësuesen e GIZ-t gjerman znj. Edona Peci si dhe ekspertin e angazhuar nga GIZ ne mbështetje te AAPSK-se për hartimin e Procedurave Standarde te Veprimit. Ne këtë takim u diskutua ne lidhje me hartimin dhe procedimin e mëtejme te PSV-ve ne aspektin ligjore dhe procedural.

Ne vazhdën e kësaj Znj Peci u interesua për mbarëvajtjen e procesit te punës, pastaj eksperti i angazhuar nga GIZ z. Elton Tota  prezantoj punen dhe pikat kyqe te PSV-ve.

z. Krasniqi falënderoj GIZ-in gjerman për përkrahjen e dhënë Agjencisë dhe u zotua se bashkëpunimi ndërinstitucional do te vazhdoj edhe ne te ardhmen.

U mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Projekt Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AAPSK

U mbajt takimi i Grupit Punuese për hartimin e Projekt Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AAPSK

Nën kryesimin e znj. Violeta Ejupi – Hasani, ka vazhduar punën grupi punues për hartimin e Projerkt Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AAPSK.

Në takim u diskutua struktura e brendshme e Agjencisë dhe detyrat dhe përgjegjësit e drejtorateve.

Takim me UD Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Bashkim Nurboja

Ne ambientet e BQK-se eshë zhvilluar takim ndërmjet Zëvendësuesit te Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi, dhe Ud.  Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Bashkim Nurboja

Ne takim u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-se dhe BQK-se e veqanarisht mirëmbajtja e metaleve te çmuara te sekuestruara dhe te konfiskuara te cilat jan te vendosura ne BQK.

z. Krasniqi falënderoj z. Nurboja për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional edhe ne te ardhmen bazuar në implementimin e legjislacionit.

U.D, Guvernatori Nurboja me këtë rast ka potencuar frymën e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shprehu interesimin që bashkëpunimi mes BQK-së dhe AAPSK-së të avancojë edhe më tutje.

Mbahet takimi ndërmjet AAPSK-së dhe përfaqësuesve nga Departamenti i Thesarit te SHBA-ve

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm ne AAPSK z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor priten në takim z. John J. Murphy Këshilltar i lartë nga Departamenti i Thesarit Amerikan – Zyra për asistence teknike – ekipi kundër krimeve ekonomike, me bashkëpunëtor si dhe përfaqësuesen e NJIF z. Flutura Blakqori.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i nevoja për trajnime të autoriteteve Kosovare përgjegjëse për Parandalimin dhe Luftimin e Pastrimit te Parave  dhe Financimit te Terrorizmit ( PPP/LFT).

Z. Krasniqi e falënderoj z. Murphy për përkrahjen e Departamentit te Thesarit Amerikan – Zyrës ndërlidhës në Kosovë dhënë në të kaluarën për AAPSK-në dhe u zotua se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdoj edhe në të ardhmen.