Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-e z. Enver Krasniqi u takua në zyret e OSBE-së në kuadër te partneritetit ndërinstitucional

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-e z. Enver Krasniqi, ne kuadër te partneritetit ndërinstitucional, ne selinë qendrore te OSBE-se, ka zhvilluar konsultimet përfundimtare lidhur me organizimin e Tryezës se rrumbullakët me institucionet e zbatimit te ligjit ne Kosovë dh partnerët ndërkombëtar.

Zv Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Projektit te përbashkët i BE/KE kundër krimit ekonomik (PECK III) Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Sara Rekar, zyrtare e Lartë, z. Masimiliano Prozzo, task menaxher, znj. Liljana Kaci zyrtare e lartë e projektit dhe Team Leader dhe znj. Vlora Marmullakaj, zyrtare e lartë e projektit PECK III.

Zv Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Projektit te përbashkët i BE/KE kundër krimit ekonomik (PECK III) Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Sara Rekar, zyrtare e Lartë, z. Masimiliano Prozzo, task menaxher, znj. Liljana Kaci zyrtare e lartë e projektit dhe Team Leader dhe znj. Vlora Marmullakaj, zyrtare e lartë e projektit PECK III.

Temat e diskutimit u përqendruan ne plotësim ndryshimin  e ligjit për AAPSK për themelimin e Fondit te Konfiskimit dhe krijimin e Data Bazës se AAPSK-se. Z. Masimiliano Prozzo, e njoftoj z. Krasniqin qe në muajin Maj te këtij viti, Projekti PECK III do të shpall procedurën e prokurimit për data bazën e AAPSK-se.

Z. Krasniqi shprehu falënderime për mbështetjen dhe ndihmën e madhe dhe te vazhdueshme te Projektit PECK III  ofruar për AAPSK.

Ne anën tjetër përfaqësuesit e Projektit PECK III, shprehen mirënjohje AAPSK-se për bashkëpunim dhe konfirmuan se ndihma e Projektit PECK III do te vazhdoj ne përfundimin e projekteve te filluara dhe mbështetje me projekt te reja.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi merr pjesë ne vizitën studimore lidhur me Rikuperimin dhe Menaxhimin e Aseteve ne Roterdam dhe Bleiswijk (Holandë) dhe Bruksel dhe Mechelen (Belgjikë) nga data 27-30 mars 2023

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi merr pjesë ne vizitën studimore lidhur me Rikuperimin dhe Menaxhimin e Aseteve ne Roterdam dhe Bleiswijk (Holandë) dhe Bruksel dhe Mechelen (Belgjikë) nga data 27-30 mars 2023

Vizita është realizuar nen organizimin e Projektit kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK III) i cili  projekti ka kontribuar në forcimin e sistemit të rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve duke ofruar këshilla ligjore dhe duke rritur kapacitetet e autoriteteve përkatëse për sekuestrimin, konfiskimin dhe menaxhimin efektiv të aseteve.

Kjo vizitë u ofrojë pjesëmarrësve informacion të dorës së parë mbi praktikat e mira institucionale dhe organizative në lidhje me aftësinë për të synuar të ardhurat e krimit, duke përdorur një strategji moderne praktike, legjislacion vendor të përditësuar dhe politikë efektive të shumë agjencive. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë me homologët holandezë dhe belgë mbi praktikat operative për konfiskimin dhe sfidat me të cilat përballen.

Njohuritë e marra dhe mësimet e nxjerra do të mbështesin institucionet në forcimin e kuadrit ligjor dhe operacional për rikuperimin e aseteve. Në veçanti, kjo përvojë do të jetë e dobishme për punën në sipër lidhur me krijimin e Fondit të Konfiskimit dhe ndryshimet në legjislacionin për menaxhimin e aseteve.

Pjesëmarrës ne ketë vizite ishte një delegacion prej 10 pjesëmarrësish që përfaqësojnë Prokurorinë Speciale, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Gjykatën Themelore të Prishtinës, Koordinatorin Nacional për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, Departamentin për bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Ministrinë e Drejtësisë dhe dy përfaqësues të Projektit PECK III

 

 

 

 

 


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për
Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver
Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadorin z. Michael Davenport, Shef i
Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin
e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi me
bashkëpunëtor, pritën në takim Ambasadori z. Michael Davenport, Shef i Misionit
të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Në takim u diskutuan sfidat e administrimit te pasurive te sekuestruara dhe
te konfiskuara ne veçanti, planifikimi i para sekuestrimit dhe ruajtja e vlerës
përmes shitjes se pasurive ne fazën e sekuestrimit.

Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Michael Davenport për
punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e veçanërisht mbi mundësit qe në të
ardhmen pasurit e konfiskuara të mund të përdoren për interes te përgjithshëm –
ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara.

E në anën tjetër, Ambasadori z. Davenport, e përgëzoi z. Krasniqi për punën
dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së në
këtë fushë, ndërsa shprehu vullnetin dhe mbështetjen e OSBE-se, si në forcimin
e kapaciteteve, ashtu edhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë.