
z. Sutaj zhvillon takim me Kryetarin, z. Aliu për administrimin e pasurive në territorin e Komunës së Ferizajt
Ferizaj, 17 Qershor 2025
U.D Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, z. Alban Sutaj me bashkëpunëtor, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.
Takimi u realizua me qëllim të diskutimit mbi pasuritë që ndodhen në administrim të Agjencisë në territorin e Komunës së Ferizajt, si dhe për të koordinuar veprimet institucionale në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore.
Agjencia vlerëson gatishmërinë e Kryetarit Aliu për bashkëpunim dhe mbështetjen institucionale në funksion të zbatimit të ligjit dhe administrimit të duhur të pasurive nën kompetencën e saj.