U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Faruk Dakaj u prit në takim nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci
Në takim me Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe mundësive për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional, si dhe krijimi i mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e mëtejm me institucione dhe për interes të përbashkët në shërbim të qytetarëve të Republkës së Kosovës.



