U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se priti në takim përfaqësuesit e UNODC për forcimin e bashkëpunimit institucional

Prishtinë, 7 maj 2026 – U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, z. Alban Sutaj, priti në takim Përfaqësuesin Rajonal për Evropën Juglindore nga United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), z. Danilo Rizzi, së bashku me znj. Jasna Pekic, Specialiste Rajonale për Rikthimin e Pasurisë dhe Luftën Kundër Korrupsionit në kuadër të UNODC.

Gjatë takimit u diskutuan format e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në mundësinë e mbështetjes për zhvillimin e një katalogu dixhital, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të administrimit te pasurive përmes trajnimeve profesionale dhe asistencës teknike.

Palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në funksion të ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe promovimit të praktikave të mira profesionale.