
Tryezë e Rrumbullakët mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me theks te veçanta shitja e pasurisë në fazën e sekuestrimit me qellim te ruajtjes se vlerës
Prishtinë, 27 maj 2025
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të përmirësuar menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, u organizua tryeze e rrumbullaket me mbështetjen e OSBE-së, e cila ka si synim kryesor rritjen e koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese në fazën e sekuestrimit dhe shitjes së pasurive, në mënyrë që të ruhet vlera e tyre deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Fjalën hyrëse dhe prezantimin për punën e Agjencisë e paraqiti ud. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Alban Sutaj. Takimin përmasë lidhjese online e përshëndeti ud Kryeprokurori i Shtetit z. Besim Kelmendi.
Te pranishme ne këtë tryeze ishin Kryetari i Gjykatëse se Apelit z. Valon Totaj dhe Kryeprokurori i Apelit z. Agron Bajrami; Gjyqtari i Gjykatëse Supreme z. Burim Ademi; Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik z. Kujtim Munishi; Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim te Aseteve z. Bahri Hyseni si dhe Kryetaret e Gjykatave Themelore te Kosoves dhe Kryeprokuroret e Prokurorive Themelore; Giovannino Di Persio Shef i Sektorit kundër Krimeve te renda dhe krimit te organizuar pranë Departamentit për rend dhe siguri publike te Misionit te OSBE ne Kosove si dhe partner ndërkombëtare qe mbështesin Agjencinë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është të krijojë një platformë efektive për diskutim dhe përafrim të praktikave më të mira lidhur me administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe të theksojë rëndësinë e konsultimit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) në çdo fazë të procesit.
Në këtë takim, u diskutuan sfidat dhe arritjet në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vënë theksin tek nevoja për bashkëpunim të ngushtë midis Policisë, Prokurorisë, Gjykatave dhe AAPSK-së. U theksua roli kyç i Agjencisë në ruajtjen dhe administrimin profesional të pasurive, si dhe në ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.
Ud. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së z. Sutaj falënderoi institucionet pjesëmarrëse dhe OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje përkushtimin e institucioneve për avancimin e bashkëpunimit dhe zbatimin efektiv të kuadrit ligjor, që siguron administrimin transparent dhe profesional të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Punëtori të tilla kanë qenë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve për të përmirësuar koordinimin dhe për të ndarë praktikat më të mira, me qëllim që të përballen me sfidat dhe të arrijnë objektivat e përcaktuara në luftën kundër krimit.
Në fund të punëtorisë, të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të ndjekur hapat e mëtejshëm për finalizimin e proceseve në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme.