PJESËMARRJE NË  TRYEZËN E ORGANIZUAR NGA ZYRA E KOORDINATORIT KOMBËTAR PËR LUFTIMIN E KRIMIT EKONOMIK

Në tryezën e organizuar nga zyra e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik të mbajtur nga 24-27.10.2023, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe te Konfiskuar është përfaqësuar nga znj. Violeta Ejupi-Hasani Udhëheqëse e Sektorit për Pune Normative – Juridike.

Ne tryezë u diskutuan temat dhe format që do të jenë unike për gjithë sistemin prokurorial si në vijim:

  • Shkresat në lidhje me zbatimin e dispozitave të konfiskimit
  • Udhëzuesi i thjeshtësuar për konfiskimin, si dhe
  • Takimi i rregullt i rrjetit të koordinatorëve, ku në këtë takim është edhe AAPSK-ja pjesë e grupit.

PËRFAQËSUESIT E INSTITUTIT TË BAZELIT PËR QEVERISJE TË MIRE VIZITOJNË AGJENCINË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi  se bashku me bashkëpunëtor, pritën në takim përfaqësuesit e  Projektit te financuar nga Zyra e UNDP-se ne Kosove “Mbështetje për themelimin e zyrës për rikuperimit të pasurive dhe krijimin e qendrës burimore” z Daniel Eric Stonecipher  përfaqësues i Institutit të Bazelit për Qeverisje të mire, i cili është bashke implementues i këtij projekti se bashku me ROLAG ( Grupi Këshillëdhënës për Sundim te Ligjit).

Ne këtë takim z. Eric e njoftoj z. Krasniqi në lidhje me punën që është duke u bërë për themelimin e Zyrës për Rikthim te Aseteve në kuadër të sistemit prokurorial.

Gjatë takimit z. Krasniqi,  njoftoi përfaqësueset Z . Daniel Eric Stonecipher dhe znj. Flakrina Osmani, mbi bazën ligjore te administrimit te pasurive, proceset e administrimit dhe njëjtën kohe i falënderoj për gatishmërinë për bashkëpunim  ne te ardhmen.

ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR, Z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA I NGARKUARI ME PUNË NË AMBASADËN E ZVICRËS, Z. CHRISTOPH FUCHS.

Në ambientet e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë është zhvilluar takimi ndërmjet zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, Enver Krasniqi me bashkëpunëtor dhe te ngarkuarit me pune ne Ambasadën e Zvicrës z. Chritoph Fuchs

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Zvicër.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Zvicrës z. Chritoph Fuchs u zotua se do të angazhohet që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.

Z. Krasniqi e falënderoi z. Fuchs për mikë pritjen dhe diskutimin konstruktiv.

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR “AAPSK” BËNË DORËZIMIN E BANESËS SË KONFISKUAR, NË SHFRYTËZIM, KOMUNËS SË PRISHTINËS PËR PËRFITUESIT E SKEMËS SOCIALE

Është bërë dorëzim – pranimi i banesës së konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar “AAPSK” Komunës së Prishtinës per përfituesit e skemës sociale.

Banesa e konfiskuar me sipërfaqe S=97.30 m2, në Lagjen “Ulpiana”ob.E-30 L nr.4 në Prishtinë, i dorëzohet Komunës së Prishtinës në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes në mes AAPSK-së dhe KK Prishtinë.

ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TE PËRGJITHSHËM TE AAPSK-SE Z. ENVER KRASNIQI U PRIT NGA SHT. AMBASADORI I SUEDISË NE KOSOVËS Z. JONAS WESTERLUND

Në ambientet e Ambasadës se Suedisë ne Prishtine eshë zhvilluar takim ndërmjet Zëvendësuesit te Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-se, Enver Krasniqi dhe ShT. Ambasadorit te Suedisë z. Jonas Westerlund

Ne takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe Institucioneve relevante për administrim te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara në Suedi.

Ambasadori z. Jonas Westerlund u zotua se do të angazhohet qe ky bashkëpunim te jetësohet ne interes te ndërsjellët te dy institucioneve.

z. Krasniqi e falënderoi Ambasadorin për mikë pritjen dhe diskutimin konstruktiv.

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-se z.Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë u prit nga Drejtori i Agjencisë për menaxhimin me Pronën e Konfiskuar në Maqedoninë e Veriut z. Driton Nebiu.

Agjencisë për Administrim të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara z. Enver Krasniqi, pati një vizite pune në Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar ne Maqedoninë e Veriut ku u prit nga drejtori i Agjencisë z. Driton Nebiu.

Qëllimi i takimit ishte njohja me funksionimin e Agjencive dhe menaxhimin i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në takim u shkëmbyen përvoja pune dhe nga ana e drejtorit te Agjencinë te Maqedonisë se Veriut z. Driton Nebiu u prezantua edhe vizioni dhe programi për dixhitalizim dhe përmirësim, me qëllim të avancimit sa më të mirë Agjencisë.

Drejtori Krasniqi e falënderoj për pritjen dhe njehë rit e njoftoj për pune dhe fushë veprimtarin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruar dhe te Konfiskuar ne Kosove.

Te dyja palët u dakorduan për përforcimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për përparim të përbashkët ne pajtim me legjislacioni e të dyja shteteve.

PËRFUNDIMI I PROJEKTIT  PËR RREGULLIMIN E PARKINGUT ME KUBËZA BETONI NË DEPON QENDRORE TË AAPSK-SË-LLUKARË.

Ka përfunduar Projekti për rregullimin e parkingut me kubëza betoni në depon qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i planifikuar me Planin Strategjik të AAPSK-së për 2023-2025. Ky projekt është i rëndësishëm në administrimin më efikas dhe ruajtjen e vlerës së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Mbahet takimi në mes AAPSK-së dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike

Prishtinë, 14 shtator 2023

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), z. Enver Krasniqi ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), z. Naser Shamolli – Hulumtues i Lartë, z. Liridon Salihi – Koordinator i Projektit dhe z. Leotrim Pajaziti – Monitorues.

Në këtë takim, z. Krasniqi dhe z. Alban Sutaj – zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, treguan më gjerësisht lidhur me punën, rolin dhe kompetencat që ka aktualisht AAPSK-ja, si dhe u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të monitorimit të punës së këtij institucioni nga ana e GLPS-së.

Në fund, palët u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes tyre duke respektuar në përpikëri Ligjin për qasje në dokumente publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

APROVOHEN PROCEDURAT STANDARTE TE VEPRIMIT ( PSV ) PER AAPSK

Ne kuadër te  Planit Strategjik te AAPSK 2023-2025 janë hartuar dhe aprovohen Procedurat Standarde te Veprimit  (PSV) për AAPSK-ne, si ne vijim:

–          PSV për Pranimin dhe Regjistrimin  e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Vlerësimin  dhe Ruajtjen e Vlerës se Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Shitjen dhe Dhënien me Qira te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Dhënien ne Shfrytëzim te Pasurive te Konfiskuara dhe Kthimin e Pasurive te Sekuestruara;

–          PSV për Asgjësimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.

Këto PSV-te do te shërbejnë si Udhëzues për rregullimin e veprimeve procedurale ne Agjenci.

Realizimi i këtyre PSV-ve është mundësuar me mbështetje dhe bashkëpunim me GIZ  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Ne kuader te programit Global “Combating Illicit Financial Flows “

Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar “AAPSK” dorëzon pllaka mermeri, gurë dekorativ  dhe shtylla dekorative për përdorim tek Shërbimi Korrektues i Kosovës “SHKK”.

Sot me praninë e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së dhe z. Enver Krasniqi dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së z. Ismail Dibrani, në kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional është bërë dorëzim-pranimi i

Plakave mermeri në sasi prej 4890.24 m², gurë dekorativ në sasi prej 355.91 m² dhe shtylla dekorative gjithsejtë 1114 copa.

Kjo sasi e materialit ndërtimor e konfiskuar do të ndihmoj ne kursimin e buxhetit si dhe do te plotësoj nevojat e SHKK-se ne renovimin dhe realizimin e projekteve te tyre.

Drejtori Dibrani falënderoj z. Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhen te AAPSK-se për SHKK-në.