Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për
Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver
Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadorin z. Michael Davenport, Shef i
Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin
e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi me
bashkëpunëtor, pritën në takim Ambasadori z. Michael Davenport, Shef i Misionit
të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Në takim u diskutuan sfidat e administrimit te pasurive te sekuestruara dhe
te konfiskuara ne veçanti, planifikimi i para sekuestrimit dhe ruajtja e vlerës
përmes shitjes se pasurive ne fazën e sekuestrimit.

Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Michael Davenport për
punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e veçanërisht mbi mundësit qe në të
ardhmen pasurit e konfiskuara të mund të përdoren për interes te përgjithshëm –
ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara.

E në anën tjetër, Ambasadori z. Davenport, e përgëzoi z. Krasniqi për punën
dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së në
këtë fushë, ndërsa shprehu vullnetin dhe mbështetjen e OSBE-se, si në forcimin
e kapaciteteve, ashtu edhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë.

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi bashke me një pjese te stafit te AAPSK-se merr pjese në Takimin e Grupit Punues për “Rishikimin e Ligjit për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi bashke me një pjese te stafit te AAPSK-se merr pjese në Takimin e Grupit Punues për “Rishikimin e Ligjit për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe themelimin e Fondit të Konfiskim” ky aktivitet është organizuar nga PECK III i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ekspertët e Këshillit të Evropës prezantuan këshilla dhe rekomandime për krijimin e një Fondi të Konfiskimit dhe rregullimin e tij në kuadër të Ligjit për Agjencinë.

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi merre pjese në Konferencën rajonale “Rikthimi efektiv i aseteve ne Ballkanin Perëndimor” ne Sarajevë

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi merre pjese në Konferencën rajonale “Rikthimi efektiv i aseteve ne Ballkanin Perëndimor” ne Sarajevë, me pjesëmarrës gjyqtarë, prokurorë, menaxher te pasurive dhe eksperte te tjerë nga Ballkani Perëndimor, si dhe juridiksione te tjera, për te diskutuar veprimet që duhet të merren në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në Rikthimin e aseteve.

Organizuar nga Qendra AIRE dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit – RAI, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Njeherit z. Krasniqi u prit ne takim ne rezidencën e tij nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ne Bosnje dhe Hercegovinë z. Julian Reilly.

Z. Enver Krasniqi realizoj takim pune me  Kryeshefen Ekzekutive e Posta e Kosovës Sh.A., Znj. Nora Rraci

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Z. Enver Krasniqi realizoj takim pune me  Kryeshefen Ekzekutive e Posta e Kosovës Sh.A., Znj. Nora Rraci. Në këtë takim miqësor janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë ndërinstitucionale, me ç’ rast përfitues do të jenë vetë qytetarët e Kosovës

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi u prit ne takim nga Kryetarin e Prishtinës z.Përparim Rama

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi u prit ne takim nga Kryetarin e Prishtinës z. Përparim Rama ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional AAPSK-Komuna e Prishtinës

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi zhvilloj takim shumë te mirë me z. Lars-Gunnar Wigemark

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Enver Krasniqi zhvilloj takim shumë te mirë me z. Lars-Gunnar Wigemark – Shefi misionit të EULEX-it në Kosovë. Me rastin e pranimit të një donacioni mjaftë të rëndësishme dhe të mirëseardhur për AAPSK-në!

Pjesëmarrja e delegacionit të AAPSK-së në Tryezën Rajonale të Agjencive për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara të Ballkanit Perëndimor ne Tiranë,në mbështete të GIZ-it

Pjesëmarrja e delegacionit të AAPSK-së  në Tryezën  Rajonale të Agjencive për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara të Ballkanit Perëndimor ne Tiranë,në mbështete të GIZ-it , ku është bërë një prezantim mbi menaxhimin e llojeve të ndryshme të aseteve si dhe prezantimi i studimit të Agjencive për Menaxhimin e Aseteve në  Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Peru.

Takim i zëvendësuesit te Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-se z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor me Drejtorin e Doganës së Kosovës z.Agron Llugaliu

Takim i zëvendësuesit te Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-se z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor me Drejtorin e Doganës së Kosovës z.Agron Llugaliu.

Vizita e AAPSK-së në Agjencinë për Menaxhimin me Pronë të Konfiskuar në Maqedonin e Veriut

Vizita e Agjencisë për Administrimin  e Pasurisë së Sekuestruar dhe të konfiskuar –AAPSK-së  në Agjencinë për Menaxhimin me Pronë të Konfiskuar në Maqedonin e Veriut të cilën e udhëheq Drejtori z. Faton Asani, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat në fushën e menaxhimit të pasurive të konfiskuar; përfitimit pasuror dhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Takim i zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi me Drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare “FIU”

Takim i zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi me Drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare “FIU” z. Behar Xhema ku u bisedua lidhur me nevojën e krijimit të një Portofoli virtual për deponimin e kriptovalutave të sekuestruara dhe të konfiskuara.