PËRFUNDIMI I PROJEKTIT  PËR RREGULLIMIN E PARKINGUT ME KUBËZA BETONI NË DEPON QENDRORE TË AAPSK-SË-LLUKARË.

Ka përfunduar Projekti për rregullimin e parkingut me kubëza betoni në depon qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i planifikuar me Planin Strategjik të AAPSK-së për 2023-2025. Ky projekt është i rëndësishëm në administrimin më efikas dhe ruajtjen e vlerës së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Mbahet takimi në mes AAPSK-së dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike

Prishtinë, 14 shtator 2023

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), z. Enver Krasniqi ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), z. Naser Shamolli – Hulumtues i Lartë, z. Liridon Salihi – Koordinator i Projektit dhe z. Leotrim Pajaziti – Monitorues.

Në këtë takim, z. Krasniqi dhe z. Alban Sutaj – zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, treguan më gjerësisht lidhur me punën, rolin dhe kompetencat që ka aktualisht AAPSK-ja, si dhe u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të monitorimit të punës së këtij institucioni nga ana e GLPS-së.

Në fund, palët u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes tyre duke respektuar në përpikëri Ligjin për qasje në dokumente publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

APROVOHEN PROCEDURAT STANDARTE TE VEPRIMIT ( PSV ) PER AAPSK

Ne kuadër te  Planit Strategjik te AAPSK 2023-2025 janë hartuar dhe aprovohen Procedurat Standarde te Veprimit  (PSV) për AAPSK-ne, si ne vijim:

–          PSV për Pranimin dhe Regjistrimin  e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Vlerësimin  dhe Ruajtjen e Vlerës se Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Shitjen dhe Dhënien me Qira te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;

–          PSV për Dhënien ne Shfrytëzim te Pasurive te Konfiskuara dhe Kthimin e Pasurive te Sekuestruara;

–          PSV për Asgjësimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.

Këto PSV-te do te shërbejnë si Udhëzues për rregullimin e veprimeve procedurale ne Agjenci.

Realizimi i këtyre PSV-ve është mundësuar me mbështetje dhe bashkëpunim me GIZ  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Ne kuader te programit Global “Combating Illicit Financial Flows “

Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar “AAPSK” dorëzon pllaka mermeri, gurë dekorativ  dhe shtylla dekorative për përdorim tek Shërbimi Korrektues i Kosovës “SHKK”.

Sot me praninë e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së dhe z. Enver Krasniqi dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së z. Ismail Dibrani, në kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional është bërë dorëzim-pranimi i

Plakave mermeri në sasi prej 4890.24 m², gurë dekorativ në sasi prej 355.91 m² dhe shtylla dekorative gjithsejtë 1114 copa.

Kjo sasi e materialit ndërtimor e konfiskuar do të ndihmoj ne kursimin e buxhetit si dhe do te plotësoj nevojat e SHKK-se ne renovimin dhe realizimin e projekteve te tyre.

Drejtori Dibrani falënderoj z. Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhen te AAPSK-se për SHKK-në.

Takim i Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Takim I Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Menaxhmenti I AAPSK-së, mbajti takimin e radhës në të cilin u diskutua lidhur me hapat të cilat do të ndërmerren për hartimin e planit të integritetit, plan ky  i cili kërkohet sipas Ligjit Nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësin e zgjerimit të hapësirave për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

Në takim u dakorduan që të formohet grupi punës i cili do të hartoj planin e integritetit, ndërsa sa i përket pikës 2, do të analizohen alternativat me të përshtatshme për zgjerim të hapësirave për ruajtjen e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar e gjithë kjo me qellim të administrimit sa me efikas të pasurisë.

Zëvendësuesi Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së z.Enver Krasniqi u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës z.Valon Totaj

Në kudër të bashkëpunimit ndërinstitucional zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar z. Enver Krasniqi me udhëheqësen e Sektorit për Punë Normative Juridike znj. Violeta Ejupi vizituan Gjykatën e Apelit të Kosovës ku u priten nga Kryetari i Gjykatës se Apelit z, z. Valon Totaj, Nënkryetarja e Gjykatës znj. Kadrije Goga Lubishtani dhe Administratori z. Nysret Arifi.

VAZHDON  BASHKËPUNIMI DHE MBËSHTETJA E OSBE-së PËR AAPSK-në

Ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional sot me datën 25.07.2023 zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtorë priti ne takim përfaqësuesit e OSBE z. Giovaninno Di Persio U.D i Sektorit për Krime të Rënda dhe të Organizuar dhe z. Senad Shajkovci.

Ne takim u konfirmua bashkëpunimi ndërinstitucional dhe vazhdimi i mbështetjes për AAPSK-në nga ana e OSBE ne realizimin e objektivave dhe synimeve te përbashkëta.

Është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar / MD

Është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar / MD

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka per qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive që janë në interes të përbashkët.

Është mbajtur takimi i Grupit Punues për Hartimin e Rregullorës për Organizimin e Brendshëm të Agjencisë për Adminsitrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Është mbajtur takimi i Grupit Punues për Hartimin e Rregullorës për Organizimin e Brendshëm të Agjencisë për Adminsitrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar nën Kryesimin e znj.Violeta Ejupi- Hasani

Grupi diskutoj finalizimin e rregulores e posaqerisht u diskutua edhe emërtimi  i pozitave të punës sipas katalogut në bazë të RREGULLORES  (QRK) Nr. 10/2022 PËR KLASIFIKIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL,

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtor priti ne takim znj. Ana Maria Badea nga njësia e monitorimit ne Eulex.

Me datën 10.07.2023 Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm me bashkëpunëtor priti ne takim znj. Ana Maria Badea nga njësia e monitorimit ne Eulex.

Znj. Ana Maria Badea falënderoi AAPSK-ne për bashkëpunim dhe konfirmoj vazhdimin e mbështetjes për AAPSK-në.

Ne takim mes tjerash u diskutua edhe çështja e sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive te pajustifikueshme sipas Ligjit për kompetencat e zgjeruara.