AAPSK BËNË DORËZIMIN E BANESËS SË KONFISKUAR, NË SHFRYTËZIM, KOMUNËS SË PRISHTINËS

Është bërë dorëzim – pranimi i banesës së konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar “AAPSK” tek Komunës së Prishtinës.

Banesa e konfiskuar me sipërfaqe  S=100.08 m2, Adresa: Rr. Tirana ne Prishtinë, i dorëzohet Komunës së Prishtinës në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes në mes AAPSK-së dhe KK Prishtinë për strehim te familjes se viktimës seksuale.

INAUGURIMI I ZYRËS PËR RIKTHIM TË ASETEVE

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm të AAPSK z. Enver Krasniqi ka marr pjese ne inaugurimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve e cila synon të rrisë kapacitetet e institucioneve të Kosovës në lidhje me gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, rikuperimin dhe riatdhesimin e aseteve që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Me këtë rast është z. Krasniqi ka nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të U.D Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe institucioneve të tjera ligj-zbatuese me qëllim të funksionalizimit të kësaj zyre.

PRANOHET NË ADMINISTRIM PALUAJTSHMERIT E SEKUESTRUARA NË RASTIN “BANJSKA”

Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuarne bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ekzekutuar  Urdhrin Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë te nxjerre nga Gjykata Themelore – Departamenti Special ne Prishtine te Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special. Agjencia ka evidentuar pasurit e përshkruara ne Urdhrit te lartcekur  ndër to:

Vila tek Ujmani Ne Zubin Potok me objekte përcjellëse;

Banese Penthouse ne rrugën “Cika Jovina” ne Mitrovicën e Veriut te përberë prej dy njësive banesore/kadastrale

Lokali-Restorant duke përfshirë aneksin- zyrën e Restorantit e përberë prej një njësie kadastrale, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës se lartë cekur.

MBAHET KONFERENCA ME TEMË “PLATFORMAT ELEKTRONIKE PËR MENAXHIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA”

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi se bashku me zëvendësuesin e Drejtorin e PVRShPSK-se z. Alban Sutaj, me datën 21 Mars 2024 kanë marrë pjesë në Konferencën me temë “Platformat elektronike për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” në Sofje, Bullgari.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të autoriteteve kompetente në Bullgari për sa i përket rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve nga aktiviteti kriminal”, në bashkëpunim edhe me Rrjetin Ndërinstitucional të Menaxhimit të Aseteve Ballkanike (BAMIN).

ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM I AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TE SEKUESTRUARA DHE TE KONFISKUARA-AAPSK, Z. ENVER KRASNIQI ËSHTË PRITUR NË TAKIM NGA SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË KOSOVË, AMBASADORI Z. MICHAEL DAVENPORT

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor, është pritur ne  takim nga Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Ambasadori z. Davenport përgëzoi z. Krasniqi për punën dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me OSBE-ne. Me këtë rast Ambasadori shprehu mbështetjen për vazhdimin e partneritetit me AAPSK-ne  duke njoftuar për disa aktivitetet te OSCE-se ne te cilat do te përfshihet edhe AAPSK-ja.

Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Davenport për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e ne veçanti mbi mundësit me te mëdha te ripërdorimit social te pasurive te konfiskuara, me ç’rast kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e OSCE në këtë drejtim. Te dyja palët u dakorduan për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit te shkëlqyer ndërinstitucional, me qellim të forcimit te kapaciteteve te AAPSK-së, si dhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISE SE SEKUESTRUAR DHE TE KONFISKUARA “AAPSK” I JEP POLICISE SE KOSOVES NE SHFRYTËZIM 31 MJETE TRANSPORTI

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuara në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me institucionet ligj zbatuese, ne zbatim te vendimit te gjykatës dhe në kuadër të kompetencave ligjore, i ka dorëzuar Policisë së Kosovës ne shfrytëzim mjete të ndryshme transporti te konfiskuara.

ËSHTË NËNSHKRUAR MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT AAPSK-së – KRU PRISHTINA

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional sot me datën 05.02.2024 është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit në mes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar “AAPSK” dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU” – Prishtina. Kjo memorandum ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive që janë në interes të përbashkët.

U MBAJT TAKIMI NDËRMJET AAPSK-së DHE UNDP PROJEKTI SEAK III

Z. Enver Krasniqi zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë me bashkëpunëtor ka pritur në takim z. Mato Meyer krye këshilltar teknik kundër korrupsionit dhe z. Albert Avdiu nga Projekti SEAK III – UNDP-i

Z. Krasniqi e njoftoj z. Meyer lidhur me rendësin e krijimit të një Baze të të dhënave për evidentimin dhe menaxhimin e pasurive te luajtshme  të sekuestruara dhe te konfiskuara ne Depo.

Z. Mayer shprehi falënderimin për mikpritjen dhe u zotuar se kërkesa e AAPSK-se për mbështetje nga Projekti  SEAK III – UNDP-se në krijimin e një Baze te te dhënave për pasuritë e luajtshme ne administrim te AAPSK-së do te jetësohet ne afatin optimal.

Projekti do i ofroj mbështetje Agjencisë ne krijimin e Data Bazës e cila AAPSK-se do ja lehtësoj kryerjen e punëve ne administrim te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara.

z. Krasniqi e falënderoj z. Mayer për mbështetje dhe gatishmërinë e Projektit dhe ofroi ndihmën e AAPSK-se për realizimin e këtij projekti.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor ka pritur në takim ekipin punës të caktuar sipas vendimit nr. 223/2023 të Ministres së Drejtësisë, të kryesuar nga z. Bahri Beqiri dhe anëtarëve z. Armend Qorraj dhe znj. Qëndresa Mustafa, për menaxhimin e procesit të mbikëqyrjes së performancës së Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Z. Krasniqi e njoftoj ekipin punues me Planin e Performancës dhe shpjegoj ne detale të gjitha aktivitetet e ndërmarra për zbatim të tij.

Ekipi punues falënderoj AAPSK-në për bashkëpunimin dhe njëherë  kërkoj informacione për aktivitete e ndërmarra. Në ditët në vijim, mund te këtë edhe takime tjera, varësisht nga nevoja, me qellim te përmbledhjes për një raporti sa ma të detajuar.

Z. Krasniqi e falënderoj grupin dhe u shprehu  gatishmëri  për bashkëpunim edhe ne te ardhmen.

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL AAPSK – POLICIA E KOSOVËS

Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërinstitucional, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha.

Në takim u diskutuan format dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ne interes të përbashkët.