BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL AAPSK – POLICIA E KOSOVËS

Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërinstitucional, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha.

Në takim u diskutuan format dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ne interes të përbashkët.

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR NDËRINSTITUCIONALE AAPSK – CENZA

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm z. Enver Krasniqi kryesoj Delegacioni e Kosovës qe qëndroi në vizitë studimore me datën 15-16 janar 2024 në Qendrën për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara – CENZA – Ministria e Punëve të Brendshme në Pragë në Republikën Çeke.

Z. Krasniqi, në ditën e parë të vizitës studimore në Prage, theksoi se qëllimi i kësaj vizite ka të bëj me diskutimin për thellimin dhe avancimin e procedurave të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Gjatë qëndrimit në CENZA, përfaqësuesit e AAPSK-së dhe ata të CENZA-së shkëmbyen njohuritë dhe përvojat në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruar dhe konfiskuara.

Në kuadër të vizitës dyditore u diskutuan shumë tema, në veçanti planifikimi para sekuestrimit, ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara, shitja e pasurive në fazën e sekuestrimit etj. Në fund, zv Krasniqi falënderoi organizatorin dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e kësaj vizite studimore.

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR “AAPSK” BËNË DORËZIMIN E BANESËS SË KONFISKUAR, NË SHFRYTËZIM, ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS

Është bërë dorëzim – pranimi i banesës së konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar “AAPSK” Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe marrëveshjes në mes AAPSK-së dhe Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Banesa me sipërfaqe 66 m²  adresa: rr. “Ali Aliu Kelmendi”, Ib.1k-8 nr.55 Mati 1 rruga C Prishtinë, ne emër te Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës është pranuara nga Kryetarja e Odes Znj. Ganimete Xhelili.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR

Grupit punues i AAPSK-së, për hartimin e Planit te Përformances priti në takim z. Bahri Beqiri udhëheqësin e ekipit punues për menaxhimin e procesit të mbikëqyrjes së procesit të përformances së AAPSK-së. Në takim u diskutuan modalitete dhe veprimet e nevojshme për realizimin e mbikëqyrjes se procesit të performancës së AAPSK-së.

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONALE NE MES AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TE KONFISKUAR DHE POLICISË SË KOSOVËS

Ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional te Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK z. Enver Krasniqi u prit në takim nga Kolonel Agron Nezaj, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës.

Ne takim u diskutuan shume tema lidhur me format e bashkëpunimit ndërinstitucional ne luftën e përbashkët kundër krimit. Ne fund z. Krasniqi e falënderoi Kolonelin Nezaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës ndaj AAPSK-së

PËRFUNDOJ PROJEKTI I DYTË NË RENOVIMIN E DEPOS QENDRORE NË LLUKAR 

Ka përfunduar Projekti i dytë në renovimin e depos qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në Llukar , i planifikuar me Planin Strategjik të AAPSK-së për vitin 2023-2025. Ky projekt është i rëndësishëm në sigurinë dhe administrimin më efikas dhe gjithashtu  ruajtjen e vlerës së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

MBËSHTETJA E OSCE-SË NË FUQIZIMI E BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL

OSCE-Sektori kundër Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ka organizuar trajnim të përbashkët për hetuesit policor dhe zyrtarë të AAPSK-së ku Ligjërues ishin z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe z. Giovanni Di Persio, ekspert i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes dhe mbështetjes në kuadër të partneritetit me OSCE dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me Policin e Kosovës.

Z. MATO MEYER KRYE KËSHILLTAR TEKNIK KUNDËR KORRUPSIONIT – UNDP-i – KOSOVË VIZITON AAPSK-në

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor priti në takim z. Mato Meyer krye këshilltar teknik kundër Korrupsionit – UNDP Kosovë me bashkëpunëtor. Z. Krasniqi fillimisht e falënderoi z. Mayer për vizitë dhe e njoftoi ne pika te shkurta për rolin dhe funksionin e AAPSK-së. Gjatë diskutimit u shqyrtuan edhe mundësit dhe format e bashkëpunimit dhe mbështetjes të UNDP-së për AAPSK-në.

Z. Mayer shprehi falënderimin për mikpritjen duke  u zotuar se kërkesat dhe nevojat e AAPSK do ti shqyrtojnë me seriozitet me qellim për realizimit.

AAPSK JEP NË SHFRYTËZIM LAPTOP QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË PEJË

Në kuadër të fushatës së Ministrisë së Drejtësisë “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Baza Gjinore” AAPSK kanë mbështetur dhjetë Qendra për Punë Sociale  me Llaptop dhe pajisje elektronike. Z. Agim Mala Udhëheqës i shërbimeve sociale profesionale në QPS në Pejë, me rastin e pranimit te llaptopit ne emër te QPS në Pejë falënderoi AAPSK për këtë dhuratë shumë domethënëse dhe të rëndësishme për stafin e QPS-së.

Në kuadër të partneritetit AAPSK-OSCE, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i AAPSK-së z. Enver Krasniqi pranoi donacionin e radhës nga z. Edward Anderson Drejtor për siguri publike në OSCE.

Me këtë rast z. Krasniqi në emër të AAPSK-së e falënderoi z. Anderson për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të OSCE-së për AAPSK-në.

Falënderim të veçantë z. Krasniqi shprehi për Ambasadorin z. Michael Davenport i cili çdo here tregoi mirëkuptim dhe gatishmëri për nevojat e AAPSK-së. 

Z. Anderosn u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe premtoi se ky partneritet dhe ndihma e OSCE-së për AAPSK-në do të vazhdoj edhe në të ardhmen.