Ka përfunduar Projekti i dytë në renovimin e depos qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në Llukar , i planifikuar me Planin Strategjik të AAPSK-së për vitin 2023-2025. Ky projekt është i rëndësishëm në sigurinë dhe administrimin më efikas dhe gjithashtu ruajtjen e vlerës së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Autor: Burim Preteni
MBËSHTETJA E OSCE-SË NË FUQIZIMI E BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL
OSCE-Sektori kundër Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ka organizuar trajnim të përbashkët për hetuesit policor dhe zyrtarë të AAPSK-së ku Ligjërues ishin z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe z. Giovanni Di Persio, ekspert i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes dhe mbështetjes në kuadër të partneritetit me OSCE dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me Policin e Kosovës.
Z. MATO MEYER KRYE KËSHILLTAR TEKNIK KUNDËR KORRUPSIONIT – UNDP-i – KOSOVË VIZITON AAPSK-në
Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor priti në takim z. Mato Meyer krye këshilltar teknik kundër Korrupsionit – UNDP Kosovë me bashkëpunëtor. Z. Krasniqi fillimisht e falënderoi z. Mayer për vizitë dhe e njoftoi ne pika te shkurta për rolin dhe funksionin e AAPSK-së. Gjatë diskutimit u shqyrtuan edhe mundësit dhe format e bashkëpunimit dhe mbështetjes të UNDP-së për AAPSK-në.
Z. Mayer shprehi falënderimin për mikpritjen duke u zotuar se kërkesat dhe nevojat e AAPSK do ti shqyrtojnë me seriozitet me qellim për realizimit.
AAPSK JEP NË SHFRYTËZIM LAPTOP QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË PEJË
Në kuadër të fushatës së Ministrisë së Drejtësisë “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Baza Gjinore” AAPSK kanë mbështetur dhjetë Qendra për Punë Sociale me Llaptop dhe pajisje elektronike. Z. Agim Mala Udhëheqës i shërbimeve sociale profesionale në QPS në Pejë, me rastin e pranimit te llaptopit ne emër te QPS në Pejë falënderoi AAPSK për këtë dhuratë shumë domethënëse dhe të rëndësishme për stafin e QPS-së.
Në kuadër të partneritetit AAPSK-OSCE, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i AAPSK-së z. Enver Krasniqi pranoi donacionin e radhës nga z. Edward Anderson Drejtor për siguri publike në OSCE.
Me këtë rast z. Krasniqi në emër të AAPSK-së e falënderoi z. Anderson për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të OSCE-së për AAPSK-në.
Falënderim të veçantë z. Krasniqi shprehi për Ambasadorin z. Michael Davenport i cili çdo here tregoi mirëkuptim dhe gatishmëri për nevojat e AAPSK-së.
Z. Anderosn u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe premtoi se ky partneritet dhe ndihma e OSCE-së për AAPSK-në do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AAPSK-së, Z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA AMBASADORI I LUKSEMBURGUT Z. ERIC DIETZ
Në ambientet e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë është zhvilluar takimi ndërmjet zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Ambasadorit te Luksemburgut z. Eric Dietz.
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Luksemburg.
Ambasadori z. Eric Dietz u zotua se do të angazhohet që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.
Z. Krasniqi e falënderoi z. Dietz për mikë pritjen dhe diskutimin konstruktiv.
ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AAPSK-SË Z. ENVER KRASNIQI ME BASHKËPUNËTOR, MBAJTI TAKIM ME ZNJ. SANDRA BUZILEVA MONITORUESE E PROJEKTIT PECK III.
Znj. Sandra Buzileva, lidhur me misionin e ardhshëm të monitorimit të orientuar drejt rezultateve u interesua lidhur me te arriturat dhe përfitimet e AAPSK nga ndihma dhe mbështetja e Projektit PECK III.
Z. Krasniqi ne pika të shkurtër e informoi znj. Sandra Buzileva, dhe lidhur me të arriturat dhe përfitimet e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të konfiskuar gjatë vitit 2022-2023, nga ndihma dhe mbështetja e Projekti PECK III.
Në fund z. Krasniqi e falënderoi kërkoi nga znj. Buzileva vazhdimin e përkrahjes dhe ndihmës nga ana e Projektit ne ngritjen e kapaciteteve të AAPSK duke përfshirë, trajnime specifike etj.
Znj. MARGARET BELOF NGA AMBASADA E BRITANISË NË PRISHTINË VIZITOI AGJENCINË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi, me bashkëpunëtor prit në takim znj. Margaret Belof udhëheqëse e Sektorit të sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme në Ambasadën e Britanisë në Prishtinë.
Znj. Belof fillimisht u njoftua nga ana e z. Krasniqi për rolin dhe funksionin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskua.
Në takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Britani me theks të veçantë në ripërdorimin e pasurive të konfiskuara për nevoja sociale dhe shoqërore si dhe shitja e pasurive ne fazën e sekuestrimit.
ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AAPSK-së, z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA AMBASADORI I ITALISË NË PRISHTINË z. ANTONELLO De RIU
Në ambientet e Ambasadës së Italisë në Prishtinë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi u prit ne takim nga Ambasadorit i Italisë z. Antonello Di Riu.
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Itali me theks të veçantë në ripërdorimin e pasurive të konfiskuara për nevoja sociale dhe shoqërore.
Ambasadori z. Antonello Di Riu u zotua se do të angazhohet personalisht që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.
Z. Krasniqi e falënderoi Ambasadorin Italian për pritjen, kohën dhe diskutimin konstruktiv.
ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AAPSK-së, Z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA AMBASADORJA e KROACISË ZNJ. DANIJELA BARISHIQ
Në ambientet e Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë është zhvilluar takimi ndërmjet zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barishiq.
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kroaci.
Ambasadorja znj. Barishiq u zotua se do të angazhohet që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.
Z. Krasniqi e falënderoi znj. Barishiq për kohen dhe diskutimin konstruktiv.