ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM I AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TE SEKUESTRUARA DHE TE KONFISKUARA-AAPSK, Z. ENVER KRASNIQI ËSHTË PRITUR NË TAKIM NGA SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË KOSOVË, AMBASADORI Z. MICHAEL DAVENPORT

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor, është pritur ne  takim nga Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Ambasadori z. Davenport përgëzoi z. Krasniqi për punën dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me OSBE-ne. Me këtë rast Ambasadori shprehu mbështetjen për vazhdimin e partneritetit me AAPSK-ne  duke njoftuar për disa aktivitetet te OSCE-se ne te cilat do te përfshihet edhe AAPSK-ja.

Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Davenport për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e ne veçanti mbi mundësit me te mëdha te ripërdorimit social te pasurive te konfiskuara, me ç’rast kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e OSCE në këtë drejtim. Te dyja palët u dakorduan për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit te shkëlqyer ndërinstitucional, me qellim të forcimit te kapaciteteve te AAPSK-së, si dhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISE SE SEKUESTRUAR DHE TE KONFISKUARA “AAPSK” I JEP POLICISE SE KOSOVES NE SHFRYTËZIM 31 MJETE TRANSPORTI

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuara në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me institucionet ligj zbatuese, ne zbatim te vendimit te gjykatës dhe në kuadër të kompetencave ligjore, i ka dorëzuar Policisë së Kosovës ne shfrytëzim mjete të ndryshme transporti te konfiskuara.

ËSHTË NËNSHKRUAR MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT AAPSK-së – KRU PRISHTINA

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional sot me datën 05.02.2024 është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit në mes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar “AAPSK” dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU” – Prishtina. Kjo memorandum ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive që janë në interes të përbashkët.

U MBAJT TAKIMI NDËRMJET AAPSK-së DHE UNDP PROJEKTI SEAK III

Z. Enver Krasniqi zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë me bashkëpunëtor ka pritur në takim z. Mato Meyer krye këshilltar teknik kundër korrupsionit dhe z. Albert Avdiu nga Projekti SEAK III – UNDP-i

Z. Krasniqi e njoftoj z. Meyer lidhur me rendësin e krijimit të një Baze të të dhënave për evidentimin dhe menaxhimin e pasurive te luajtshme  të sekuestruara dhe te konfiskuara ne Depo.

Z. Mayer shprehi falënderimin për mikpritjen dhe u zotuar se kërkesa e AAPSK-se për mbështetje nga Projekti  SEAK III – UNDP-se në krijimin e një Baze te te dhënave për pasuritë e luajtshme ne administrim te AAPSK-së do te jetësohet ne afatin optimal.

Projekti do i ofroj mbështetje Agjencisë ne krijimin e Data Bazës e cila AAPSK-se do ja lehtësoj kryerjen e punëve ne administrim te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara.

z. Krasniqi e falënderoj z. Mayer për mbështetje dhe gatishmërinë e Projektit dhe ofroi ndihmën e AAPSK-se për realizimin e këtij projekti.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor ka pritur në takim ekipin punës të caktuar sipas vendimit nr. 223/2023 të Ministres së Drejtësisë, të kryesuar nga z. Bahri Beqiri dhe anëtarëve z. Armend Qorraj dhe znj. Qëndresa Mustafa, për menaxhimin e procesit të mbikëqyrjes së performancës së Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Z. Krasniqi e njoftoj ekipin punues me Planin e Performancës dhe shpjegoj ne detale të gjitha aktivitetet e ndërmarra për zbatim të tij.

Ekipi punues falënderoj AAPSK-në për bashkëpunimin dhe njëherë  kërkoj informacione për aktivitete e ndërmarra. Në ditët në vijim, mund te këtë edhe takime tjera, varësisht nga nevoja, me qellim te përmbledhjes për një raporti sa ma të detajuar.

Z. Krasniqi e falënderoj grupin dhe u shprehu  gatishmëri  për bashkëpunim edhe ne te ardhmen.

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL AAPSK – POLICIA E KOSOVËS

Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërinstitucional, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha.

Në takim u diskutuan format dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ne interes të përbashkët.

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR NDËRINSTITUCIONALE AAPSK – CENZA

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm z. Enver Krasniqi kryesoj Delegacioni e Kosovës qe qëndroi në vizitë studimore me datën 15-16 janar 2024 në Qendrën për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara – CENZA – Ministria e Punëve të Brendshme në Pragë në Republikën Çeke.

Z. Krasniqi, në ditën e parë të vizitës studimore në Prage, theksoi se qëllimi i kësaj vizite ka të bëj me diskutimin për thellimin dhe avancimin e procedurave të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Gjatë qëndrimit në CENZA, përfaqësuesit e AAPSK-së dhe ata të CENZA-së shkëmbyen njohuritë dhe përvojat në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruar dhe konfiskuara.

Në kuadër të vizitës dyditore u diskutuan shumë tema, në veçanti planifikimi para sekuestrimit, ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara, shitja e pasurive në fazën e sekuestrimit etj. Në fund, zv Krasniqi falënderoi organizatorin dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e kësaj vizite studimore.

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR “AAPSK” BËNË DORËZIMIN E BANESËS SË KONFISKUAR, NË SHFRYTËZIM, ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS

Është bërë dorëzim – pranimi i banesës së konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar “AAPSK” Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe marrëveshjes në mes AAPSK-së dhe Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Banesa me sipërfaqe 66 m²  adresa: rr. “Ali Aliu Kelmendi”, Ib.1k-8 nr.55 Mati 1 rruga C Prishtinë, ne emër te Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës është pranuara nga Kryetarja e Odes Znj. Ganimete Xhelili.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR

Grupit punues i AAPSK-së, për hartimin e Planit te Përformances priti në takim z. Bahri Beqiri udhëheqësin e ekipit punues për menaxhimin e procesit të mbikëqyrjes së procesit të përformances së AAPSK-së. Në takim u diskutuan modalitete dhe veprimet e nevojshme për realizimin e mbikëqyrjes se procesit të performancës së AAPSK-së.

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONALE NE MES AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TE KONFISKUAR DHE POLICISË SË KOSOVËS

Ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional te Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK z. Enver Krasniqi u prit në takim nga Kolonel Agron Nezaj, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës.

Ne takim u diskutuan shume tema lidhur me format e bashkëpunimit ndërinstitucional ne luftën e përbashkët kundër krimit. Ne fund z. Krasniqi e falënderoi Kolonelin Nezaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës ndaj AAPSK-së