AAPSK dhe IKAP Forcojnë Bashkëpunimin për Rritjen e Kapaciteteve Profesionale

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), z. Alban Sutaj se bashku me zv Udhëheqësen e Divizionit te Personelit znj. Nole Rexha-Kelmendi, zhvilloi një takim konstruktiv me U.d. Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), znj. Lule Isufi me bashkëpunëtor. Gjatë takimit u diskutua rreth listës së trajnimeve të planifikuara për stafin e AAPSK-së, me fokus të veçantë në trajnime të avancuara dhe të specializuara në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

U theksua rëndësia e përfshirjes së moduleve trajnuese që mbulojnë tema si: procedurat e pranimit të pasurive, vlerësimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ruajtja e vlerës së tyre, si dhe procedurat për shitjen e pasurive.

“Rritja e kapaciteteve profesionale të stafit është thelbësore për të siguruar një administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin,” theksoi z. Sutaj gjatë takimit.

Ky bashkëpunim synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të AAPSK-së, me qëllim të garantimit të një administrimi efikas te pasurive në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi

AAPSK dhe Prokuroria e Shtetit intensifikojnë bashkëpunimin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar

U.D Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), realizoj një takim me u.d Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në:

•           Planifikimin para sekuestrimit të pasurive,

•           Parashtrimin e kërkesave në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara me synim ruajtjen e vlerës së tyre,

•           Rritjen e koordinimit ndërmjet AAPSK-së dhe Prokurorisë së Shtetit në administrimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Gjatë diskutimeve, palët ritheksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe efikase për të garantuar ruajtjen e vlerës së pasurive dhe për të përmbushur objektivat e sundimit të ligjit.

U.d Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Sutaj pritet ne takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu

Në një takim të zhvilluar në zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, është diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme. Tema kryesore e diskutimit ka qenë kërkesat e prokurorëve në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre. Po ashtu, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Prokurorisë së Prizrenit.

Në pjesën e çështjeve të ndryshme, është trajtuar edhe rëndësia e planifikimit para sekuestrimit të pasurive, për të siguruar një administrim më efikas dhe ruajtjen e vlerës së tyre. Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe përkushtimi të ndërsjellë, me synimin për forcimin e mëtejshëm të efikasitetit në trajtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e pasurive të sekuestruara.

Prizren 24 Prill 2025

 U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara z.Alban Sutaj  u takua me kryesuesin e Këshillit Gjygjësor të Kosovës z.Albert Zogaj.

 U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara z.Alban Sutaj  sot zhvilloj një takim me z.Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në ambientet e KGjK-së.

Gjatë takimit diskutuam mbi çështje me rëndësi që lidhen me administrimin efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në fokus të veçantë ishte trajtimi i problematikës së ruajtjes së vlerës së këtyre pasurive gjatë periudhës së procesit gjyqësor. Ndamë mendimin se, në raste të caktuara, shitja e pasurive të sekuestruara – duke ndjekur procedura të qarta ligjore dhe garantuar transparencën – mund të shërbejë si mjet për të ruajtur vlerën ekonomike të tyre deri në përfundimin e gjykimit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut në institucionet tona, 23.04.2025 Prishtinë.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Alban Sutaj priti në takim  Ministren në detyre të Ministrisë se Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu

ot, U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Alban Sutaj priti ne takim Ministren ne detyre te Ministrisë se Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, zv. Ministrin  z. Blerim Sallahu dhe Sekretaren e Përgjithshme te Ministrisë se Drejtësisë znj. Anita  Kalanderi me të cilët diskutuan mbi planet, objektivat dhe sfidat, ne administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara si dhe te  arriturat kryesore ne Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara (AAPSK).

Në takim u diskutua për administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara ne Kosove ne përgjithësi dhe ne veçanti ne ketë takim theksi i veçantë u vendos tek shitja e pasurive ne fazën e sekuestrimit si dhe përdorimi i pasurive ne interes te përgjithshëm pas vendimit gjyqësore për Konfiskim, pra tek ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara. Po ashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin e AAPSK-se  me institucionet ligj zbatuese si dhe përmirësimi dhe avancimi i standardeve te punës ne përputhje me praktikat me te mira ndërkombëtare.

Pas prezantimit të U.D i Drejtorit të Përgjithshëm z. Sutaj, Ministrja Haxhiu foli për rendësin e miradministrimit te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara si dhe koordinimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në përfundim të takimit, u dakorduan për nevojën e një qasjeje të koordinuar dhe afatgjatë për përballje me sfidat në Administrimin e pasurive, duke synuar në përmirësimin e kushteve dhe avancimin e standardeve që janë në përputhje me praktikën me te mira ndërkombëtare.

Prishtinë,

22 prill 2025

U MBAJT PUNËTORI DY DITORE PËR HARTIMIN E PËRSHKRIMEVE TE VENDEVE NE PUNËS NE AAPSK

Grupi punues i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar në punëtorin dy ditore finalizoj draftin e përshkrimit të vendeve të punës në Agjenci.

Në ketë punëtori u be përshkrimin i vendeve të punës në përputhje me Rregulloren 14/2024  për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në AAPSK.

PËRFUNDON PROGRAMI GLOBAL“ LUFTIMI I FLUSKAVE TE PALIGJSHME FINANCIARE” ZBATUAR NGA GIZ – SHOQËRIA GJERMANE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

Programi global “ Luftimi i Fluskave të Paligjshme Financiare”, i zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar -GIZ e vlerëson besimin, partneritetin dhe mbështetjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar – AAPSK, gjatë këtyre viteve

Ky rrugëtim i përbashkët GIZ-AAPSK, do të vazhdon me një bindje edhe ma të fort që do të behën përsëri gjera të mëdha.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi po merr pjesë në tryezën për Procedurën e Konfiskimit

Prishtinë, 16 Tetor 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit  z.Besim Kelmendi, po merr pjesë në tryezën e rrumbullakët lidhur  me Procedurën e Konfiskimit që është duke e mbajtur në Durrës të Shqipërisë dhe e cila është organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Në fokus të kësaj tryeze është efikasiteti në lidhje me sekuestrimin dhe konfiskimin ku përfshihet edhe shitja e pasurisë  së sekuestruar dhe asaj të konfiskuar.

Në tryezën për Procedurën e Konfiskimit po marrin pjesë prokurorë,gjygjtarë,përfaqësues nga Policia e Kosovës si dhe nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekeustruar dhe të Konfiskuar .

PROGRAMI GLOBAL KUNDËR VËRSHIMEVE TË PALIGJSHME FINANCIARE

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi ka marre pjesë në Programi global kundër vërshimeve të paligjshme financiare “Nga trashëgimia në horizont: Festimi i përparimit dhe vizioneve të ardhshme” në organizim të GIZ-it, në Shkup nga data 24-25.09.2024.

Pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga institucionet e zbatimit te ligjit, gjyqësorit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe ekspertë të tjerë kanë paraqit praktikat më të mira në një përmbledhje reflektuese të rezultateve dhe përparimit të arritur në kuadrin e programit.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së në cilësinë e kryesuesit të panelit: Vlera e zhbllokimit: Zotërimi i menaxhimit të pasurive të konfiskuara nga kapja në shërbim: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, ka pas një prezantim lidhur me

“Menaxhimin e aseteve – Praktikat dhe sfidat më të mira në ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara në Kosovë”.

MBLEDHJA E PËRGJITHSHME VJETORE DHE SEMINARI – BAMIN 2024

Në kryesimin e Agjencisë për konfiskimin e pasurive në Maqedoninë e Veriut nga data 17-19.09.2024 është mbajt Mbledhja e Përgjithshme Vjetore BAMIN 2024 në Strugë.

Nga AAPSK pjesëmarrës ishin zëvendësuesi i Drejtori i Përgjithshëm z. Enver Krasniqi dhe zv. Drejtori i Departamentit për pranim, vlerësim, ruajtje të vlerës dhe shitje te pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar z. Alban Sutaj.

Ne takim morën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina pastaj Britania e Madhe, Kroacia, Greqia, Belgjika, Franca, Libia, Republika e Kazakistanit, Armenia, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina.

Në takim u diskutuan temat: Zhvillimet në nivel të BE-së në fushën e rikuperimit të aseteve dhe menaxhimit të aseteve; Përdorimi efektiv i BAMIN si një rrjet joformal i Menaxhimit të Aseteve; Përfitimet e BAMIN – Menaxhimi ndërkufitar i pasurive dhe ndarja e Aseteve; Zhvillimet në nivelet e rrjetit CARIN dhe EUROPOL – Programi i rishikimit nga homologët i BAMIN 2023 – 2025 si dhe u mbajt seminari  mbi menaxhimin e aseteve virtuale.