Takime bilaterale për bashkëpunim në fushën e rikthimit të aseteve

Prishtinë, 23 korrik 2025 – Më 22–23 korrik 2025, në kuadër të punëtorisë rajonale për rikthimin e aseteve, të mbajtur në Tiranë, delegacioni i Zyrës për Rikthim të Aseteve, i kryesuar nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni dhe i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, U. d Drejyori i Pergjithshem i Agjencise z.Alban Sutaj, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, si dhe zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese të deleguar në Zyrën për Rikthimin e Aseteve, ka realizuar takime të ndara me delegacionet homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën ligjore për rikthimin e aseteve, shkëmbimin e përvojave praktike mes vendeve pjesëmarrëse, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen.

Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të përfitojnë nga prezantimet e ekspertëve të angazhuar nga UNODC, të cilët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve si Zelanda e Re, Italia dhe Bashkimi Evropian në fushën e konfiskimit dhe rikthimit të aseteve.

Mbahet takimi i parë njoftues i Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë

Prishtinë, 18 Korrik 2025 – Sot, në kuadër të zbatimit të Planit Kombëtar për Zhvillim 2025-27, Ministria e Drejtësisë organizoi takimin e parë njoftues të Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë. Gjatë këtij takimi, kryesuesja e grupit punues, znj. Elezaj, informoi anëtarët e grupit mbi strukturën e parashikuar në Udhëzuesin për hartimin e Koncept Dokumenteve dhe procesin e planifikimit të punës për periudhën në vijim. Në takim mori pjesë edhe U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj.

Qëllimi kryesor i këtij koncept dokumenti është avancimi i kornizës ligjore për rikthimin e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme, duke u bazuar në standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Direktiva (BE) 2014/42 dhe Direktiva (BE) 2024/1260 për ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve në kuadër të procedurave penale. Ky dokument synon të forcojë kapacitetet institucionale të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, përmes qartësimit të mandatit, zgjerimit të kompetencave dhe përmirësimit të mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e grupit punues, përfaqësuesit nga Prokuroria, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana, Njësia e Inteligjencës Financiare, Policia, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra e Kryeministrit, UNDP, si dhe institucione të tjera përkatëse. Gjatë diskutimeve, u theksuan disa nga sfidat dhe problemet që po përballen këto institucione, si dhe u nënvizua rëndësia e adresimit të këtyre çështjeve përmes koncept dokumentit.

Takim Informues mes AAPSK-se dhe Mentorit të Ekipit të Përbashkët Hetimor (JIT)

Prishtinë, 17 Korrik 2025 – U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë (AAPSK), z. Alban Sutaj, pati një takim informues me z. Alan Edwards, i cili së fundmi është emëruar si mentor për Ekipet e Para të Përbashkëta Hetimore (JIT), që pritet të themelohen gjatë këtij viti në Kosovë. Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu z. Blend Zyrapi, Këshilltar pranë Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Takimi u përqendrua në mundësitë për një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv mes institucioneve të zbatimit të ligjit, me qëllim të krijimit të një precedent të suksesshëm që do të mundësojë përparimin procedural dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke u angazhuar për një funksionim të suksesshëm të drejtësisë dhe për mbështetje të qëndrueshme në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Forcimi i Bashkëpunimit ndërinstitucional për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara: Takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Prishtinë, 15 korrik 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj, zhvilloj një  takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustafë Tahiri.

Në këtë takim, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke u fokusuar në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive gjatë fazës së sekuestrimit. Theksi i diskutimeve ishte ruajtja e vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, për të siguruar administrimin e duhur dhe drejtësinë në procesin e konfiskimit.

Z. Sutaj e vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të z. Tahiri dhe nënvizoi se këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e një qasjeje më efikase dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.

Takim mes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Gjykatës Themelore në Gjilan

Prishtinë, 15 korrik 2025 – U.D Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se, z. Alban Sutaj, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Trajtimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilluan një takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu.

Gjatë takimit, palët diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit. Të dyja palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, me qëllim të administrimit efikas dhe në funksion të drejtësisë. Z. Sutaj shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e z. Salihu për bashkëpunim dhe theksoi se këto diskutime janë një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një qasjeje më funksionale dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.

Takim me u.d. Kryetaren e Gjykatës Themelore në Gjakovë, znj. Besarta Doli

Prishtinë, 9 korrik 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit per Trajtimin e pasurive te sekuestruar dhe te konfiskuara zhvilloi një takim me znj. Besarta Doli, ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit. Palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, me qëllim të administrimit efikas dhe në funksion të drejtësisë.

Z. Sutaj vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të znj. Doli dhe theksoi se këto diskutime kontribuojnë në ndërtimin e një qasjeje më funksionale dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.

AAPSK pjesëmarrëse në punëtorinë mbi funksionalitetin dhe efikasitetin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA)

Prishtinë, 8 korrik 2025 – Nën udhëheqjen e prokurorit të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni, dhe me pjesëmarrjen e U. d. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, u mbajt punëtoria ndërinstitucionale mbi modalitetet e funksionalitetit dhe efikasitetit të Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA), me mbështetjen e projektit “Luftimi i Flukseve të Paligjshme Financiare në Kosovë”, të zbatuar nga GIZ.

Në këtë punëtori mori pjesë edhe U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), z. Alban Sutaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve kyçe të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema kyçe që lidhen me forcimin e mekanizmave institucionalë që lidhen me reformën e sistemit kombëtar për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (AML/CFT), si një prej parakushteve për përmbushjen e Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën ligjore për funksionalizimin e plotë dhe efikas të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me synim forcimin e mekanizmave institucionalë në luftën kundër krimeve financiare.

Angazhimi i përbashkët institucional mbetet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane në këtë fushë.

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit PECK III

Prishtinë, 19 qershor 2025 –Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit te Përgjithshëm te Agjencisë, z. Alban Sutaj, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Projektit kundër Krimit Ekonomik (PECK III). PECK III është pjesë e një nisme bashkëpunimi të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe të zbatuar nga ky i fundit.

Në takim u prezantuan raportet e fundit dhe u diskutuan rekomandimet për forcimin e efikasitetit dhe kapaciteteve në isntitucionet ligj-zbatuese.

Me ketë rast, z. Sutaj theksoj angazhimin e tij dhe institucionit qe përfaqëson për zbatimin e legjislacionit sa i përket menaxhimit te pasurive dhe adresimin e sfidave si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të respektimit të ligjshmërisë dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Takim mes Agjencisë dhe projektit HAPE

Prishtinë, 18 Qershor 2025

Në zyrat e Agjencisë, u.d.  Drejtori i Përgjithshëm z. Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit te PVRShPSK-se z. Enver Krasniqi zhvilluan një takim me përfaqësuesit e projektit HAPE. Në takim morën pjesë znj. Ilaria Renelli, Udhëheqësja e Ekipit të projektit HAPE, dhe z. Ilir Bicja, Menaxher i Programit të projektit HAPE.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe hapat që do të ndërmerren për avancimin e aktiviteteve në përputhje me objektivat strategjike të Agjencisë dhe të projektit të përfshirë.

Agjencia falënderon partnerët për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit për arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina forcojnë bashkëpunimin rajonal në administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

12 maj 2025 ,Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, delegacion i AAPSK-së, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit PVRVSHPSK z. Enver Krasniqi, me ftesë të Drejtorit të Agjencisë Federale për menaxhimin e pasurive te konfiskuara ne Bosnje dhe Hercegovinë, z. Emir Bashiç, realizoi një vizitë dy ditore në Sarajevë.

Delegacioni i AAPSK-së përbehej edhe znj. Violeta Ejupi-Hasani udhëheqës e Divizionit për punë normative-juridike, znj. Suzana Salihu ud. e Divizionit të shitjes PSK dhe znj. Goce Ismajli-Gjyshinca udhëheqëse e Divizionit për PRVPSK.

Delegacion i AAPSK-së u njoftua me të arriturat dhe sfidat e agjencisë si dhe lidhur me bashkëpunimin e Agjencisë me institucionet ligj zbatuese në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Mes tjerash delegacioni i AAPSK-së vizitoj edhe disa biznese në administrim të Agjencisë Federale.

Delegacioni i AAPSK-se është pritur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës z. Gjenado Groshom i cili njoftoji për bashkëpunimin ndërinstitucional me Agjencinë Federale dhe sfidat lidhur me konfiskimin e pasurive.Në fund palët u pajtuan për të avancuar bashkëpunimin për të ndërtuar një model të integruar  rajonal në administrimin e pasurive kriminale.Vizitën e mbështeti GIZ ( Deutsche Gesellschaft Fur Internacional Zusammenarbeit) përmes projektit që lidhet me luftën kundër flukseve të paligjshme financiare në Kosovë.