APROVOHEN PROCEDURAT STANDARTE TE VEPRIMIT ( PSV ) PER AAPSK
Ne kuadër te Planit Strategjik te AAPSK 2023-2025 janë hartuar dhe aprovohen Procedurat Standarde te Veprimit (PSV) për AAPSK-ne, si ne vijim:
- PSV për Pranimin dhe Regjistrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;
- PSV për Vlerësimin dhe Ruajtjen e Vlerës se Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;
- PSV për Shitjen dhe Dhënien me Qira te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara;
- PSV për Dhënien ne Shfrytëzim te Pasurive te Konfiskuara dhe Kthimin e Pasurive te Sekuestruara;
- PSV për Asgjësimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
Këto PSV-te do te shërbejnë si Udhëzues për rregullimin e veprimeve procedurale ne Agjenci.
Realizimi i këtyre PSV-ve është mundësuar me mbështetje dhe bashkëpunim me GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Ne kuader te programit Global “Combating Illicit Financial Flows “