
AAPSK-ja dhe GIZ vazhdojnë bashkëpunimin ne procesin e hartimit te Procedurave Standarde të Operimit
Prishtinë, 09 shtator 2025 –U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj, mirëpriti ne takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman znj. Bleta Kallaba dhe prof. Elton Tota ekspert i angazhuar nga GiZ në procesin e rishikimit dhe përditësimit të Procedurave Standarde të Operimit të Agjencisë.
Ky angazhim realizohet falë mbështetjes financiare dhe profesionale të GIZ - Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila ka kontribuar në angazhimin e ekspertit.
Në vijim të këtij angazhimi, dhe pas diskutimeve të zhvilluara me ekspertin, është vendosur organizimi takimeve të përbashkët për koordinimin e mëtejshëm të hapave në këtë proces.
Agjencia falënderon GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë palët e përfshira për angazhimin dhe bashkëpunimin në përmirësimin e procedurave tona.