Funksionalizohet Zyra për Rikthimin e Aseteve

Përfaqësuesi i AAPSK-se z. Alban Sutaj zv. Drejtor i Drejtoratit të Pranimit, Vlerësimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, mori pjesë në takimin e thirrur nga Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve, z. Bahri Hyseni, me përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese, konkretisht nga Policia e Kosovës, Njësiti për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Ne këtë takimi u bë funksionalizimi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, e cila është themeluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ofron ndihmë dhe këshilla në gjurmimin e pasurisë, bashkëpunimin me institucione financiare, kontabilitet forenzikë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e synimeve të prokurorëve të rastit për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.

Me një fjale rasti funksionalizimin e kësaj zyre e përshëndeti u.d. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të Zyrës së UNDP-së në Kosovë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.