ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM I AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TE SEKUESTRUARA DHE TE KONFISKUARA-AAPSK, Z. ENVER KRASNIQI ËSHTË PRITUR NË TAKIM NGA SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË KOSOVË, AMBASADORI Z. MICHAEL DAVENPORT
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor, është pritur ne takim nga Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.
Ambasadori z. Davenport përgëzoi z. Krasniqi për punën dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me OSBE-ne. Me këtë rast Ambasadori shprehu mbështetjen për vazhdimin e partneritetit me AAPSK-ne duke njoftuar për disa aktivitetet te OSCE-se ne te cilat do te përfshihet edhe AAPSK-ja.
Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Davenport për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e ne veçanti mbi mundësit me te mëdha te ripërdorimit social te pasurive te konfiskuara, me ç’rast kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e OSCE në këtë drejtim. Te dyja palët u dakorduan për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit te shkëlqyer ndërinstitucional, me qellim të forcimit te kapaciteteve te AAPSK-së, si dhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë