Zv Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Projektit te përbashkët i BE/KE kundër krimit ekonomik (PECK III) Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Sara Rekar, zyrtare e Lartë, z. Masimiliano Prozzo, task menaxher, znj. Liljana Kaci zyrtare e lartë e projektit dhe Team Leader dhe znj. Vlora Marmullakaj, zyrtare e lartë e projektit PECK III.

Temat e diskutimit u përqendruan ne plotësim ndryshimin e ligjit për AAPSK për themelimin e Fondit te Konfiskimit dhe krijimin e Data Bazës se AAPSK-se. Z. Masimiliano Prozzo, e njoftoj z. Krasniqin qe në muajin Maj te këtij viti, Projekti PECK III do të shpall procedurën e prokurimit për data bazën e AAPSK-se.
Z. Krasniqi shprehu falënderime për mbështetjen dhe ndihmën e madhe dhe te vazhdueshme te Projektit PECK III ofruar për AAPSK.
Ne anën tjetër përfaqësuesit e Projektit PECK III, shprehen mirënjohje AAPSK-se për bashkëpunim dhe konfirmuan se ndihma e Projektit PECK III do te vazhdoj ne përfundimin e projekteve te filluara dhe mbështetje me projekt te reja.