ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR, Z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA I NGARKUARI ME PUNË NË AMBASADËN E ZVICRËS, Z. CHRISTOPH FUCHS.
Në ambientet e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë është zhvilluar takimi ndërmjet zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, Enver Krasniqi me bashkëpunëtor dhe te ngarkuarit me pune ne Ambasadën e Zvicrës z. Chritoph Fuchs
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Zvicër.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Zvicrës z. Chritoph Fuchs u zotua se do të angazhohet që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.
Z. Krasniqi e falënderoi z. Fuchs për mikë pritjen dhe diskutimin konstruktiv.