ZËVENDËSUESI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AAPSK-së, Z. ENVER KRASNIQI, U PRIT NË TAKIM NGA AMBASADORJA e KROACISË ZNJ. DANIJELA BARISHIQ

Në ambientet e Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë është zhvilluar takimi ndërmjet zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barishiq.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AAPSK-së dhe institucioneve relevante për administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kroaci.

Ambasadorja znj. Barishiq u zotua se do të angazhohet që ky bashkëpunim të jetësohet në interes të ndërsjellët të institucioneve.

Z. Krasniqi e falënderoi znj. Barishiq për kohen  dhe diskutimin konstruktiv.