U mbajte tryezë diskutim me përfaqësues të gjyqësorit, prokurorisë dhe AAPSK-se mbi boshllëqet dhe sfidat në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë

Nen organizimin e AAPSK-se ne mbështetje te Departamenti për Siguri dhe Rend Publik ne OSBE është mbajtur tryeze diskutimi me përfaqësues të gjyqësorit, prokurorisë dhe AAPSK. Si dhe u vizitua depo e Agjencisë ku mbahen pasuritë se luajtshme te sekuestruara dhe te konfiskuara.

Te pranishëm ishin:

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi;

Drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, Misioni i OSBE-së në Kosovë, z. Edward Anderson;

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi

Koordinatori Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik, Zyra e Kryeprokurorit z. Shqipdon Fazliu.

Si dhe gjyqtarë  nga Gjykata Themelore ne Prishtine dhe prokurore nga Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe nga Prokuroria Speciale.

Z. Krasniqi, gjatë diskutimit i njoftoj te pranishmit  për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e veçanërisht mbi mundësit qe ne te ardhmen pasurit e sekuestruara te te shiten sa ma shpejt  me vendim gjyqësore.

Ne tryezë dhe ne vizite ne Depo u be e ditur qe duhet qe te merren vendime sa me te shpejta për shitjen e pasurive ne fazën e sekuestrimit me qellim qe te ruhet vlera e pasurive deri ne fund te gjykimit.

Udhëheqësit e institucioneve qe prezantuan njëzëri u zotuna se do te përgjigjen kërkesave te Agjencisë dhe adresimin e çështjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të mundshme konform procedurës ligjore per te marr hapa sa me te shpejt sa i përket vendosjes për shitje te pasurive te sekuestruara me qellim te ruajtjes se vlerës.

Te gjitha  palët u dakorduan për bashkëpunimin  ndërinstitucional edhe ne te ardhmen me qellim të forcimit te kapaciteteve te AAPSK-se, si dhe në thellimin e koordinimit ndërmjet akteret vendorë.