U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara z.Alban Sutaj  u takua me kryesuesin e Këshillit Gjygjësor të Kosovës z.Albert Zogaj.

 U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara z.Alban Sutaj  sot zhvilloj një takim me z.Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në ambientet e KGjK-së.

Gjatë takimit diskutuam mbi çështje me rëndësi që lidhen me administrimin efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në fokus të veçantë ishte trajtimi i problematikës së ruajtjes së vlerës së këtyre pasurive gjatë periudhës së procesit gjyqësor. Ndamë mendimin se, në raste të caktuara, shitja e pasurive të sekuestruara – duke ndjekur procedura të qarta ligjore dhe garantuar transparencën – mund të shërbejë si mjet për të ruajtur vlerën ekonomike të tyre deri në përfundimin e gjykimit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut në institucionet tona, 23.04.2025 Prishtinë.