
U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së, z. Alban Sutaj, pret në takim përfaqësues të OSBE-së në Kosovë
Sot, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), z. Alban Sutaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim Shefin e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Departamentit për Rend dhe Siguri Publike të Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Giovannino DiPersio, së bashku me ekipin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kosovë, me theks të veçantë mbi mundësinë e shitjes së pasurive në fazën e sekuestrimit, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre deri në përfundim të proceseve gjyqësore.
Z. Sutaj e informoi z. DiPersio mbi punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në forcimin e kapaciteteve të agjencisë dhe në thellimin e koordinimit me akteret vendorë.
Prishtine, 7 maj 2025