U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së takon përfaqësuesit e EULEX-it

Prishtinë, 26 Gusht 2025 – U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara në Kosovë (AAPSK), z. Alban Sutaj, së bashku me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim me znj. Verginiya Micheva-Ruseva nga Njësia për Monitorimin e Rasteve në kuadër të EULEX-it dhe ekipin e saj.

Në këtë takim u diskutua procedura dhe rezultatet e shitjes së pasurive të konfiskuara nga gjykata, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e zbatimit të ligjit. Palët u fokusuan në krijimin e një precedent të suksesshëm që do të përmirësojë proceset procedurale dhe do të kontribuojë në avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në përfundim, u dakordua për vazhdimin e bashkëpunimit, me synim funksionimin efikas të drejtësisë