U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK priti në takim U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe z. Bahri Hyseni,udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Aseteve

Prishtinë, 29 korrik 2025 – U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) priti sot në takim U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi, si dhe z. Bahri Hyseni, udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë takimit u diskutua mbi planet, objektivat dhe sfidat që lidhen me administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe mbi të arriturat kryesore të deritanishme të Agjencisë.

Qëllimi kryesor i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për një administrim më efikas, të ligjshëm dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. U vu theks i veçantë në rëndësinë e parashtrimit të kërkesave në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara me qëllim te ruajtjes se vlerës së tyre dhe garantimin e një menaxhimi sa më efektiv.

Palët ritheksuan nevojën për një qasje të bashkërenduar dhe profesionale në funksion të sundimit të ligjit, duke ruajtur integritetin dhe vlerën e pasurisë së sekuestruar.

Prokuroria e Shtetit dhe AAPSK shprehën përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha institucionet e drejtësisë, me qëllim të një administrimi dhe menaxhimi sa më të mirëfilltë të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në përputhje të plotë me kornizën ligjore.