
Takime bilaterale për bashkëpunim në fushën e rikthimit të aseteve
Prishtinë, 23 korrik 2025 – Më 22–23 korrik 2025, në kuadër të punëtorisë rajonale për rikthimin e aseteve, të mbajtur në Tiranë, delegacioni i Zyrës për Rikthim të Aseteve, i kryesuar nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni dhe i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, U. d Drejyori i Pergjithshem i Agjencise z.Alban Sutaj, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, si dhe zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese të deleguar në Zyrën për Rikthimin e Aseteve, ka realizuar takime të ndara me delegacionet homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Bosnje dhe Hercegovinës.
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën ligjore për rikthimin e aseteve, shkëmbimin e përvojave praktike mes vendeve pjesëmarrëse, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen.
Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të përfitojnë nga prezantimet e ekspertëve të angazhuar nga UNODC, të cilët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve si Zelanda e Re, Italia dhe Bashkimi Evropian në fushën e konfiskimit dhe rikthimit të aseteve.