
Takim ndërmjet AAPSK-se dhe Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik
Prishtinë, 21.05.2025
Në ambientet e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ud. Drejtori i Përgjithshëm, z. Alban Sutaj, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim pune Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi me bashkepuntor.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në planifikimin para sekuestrimit të pasurisë dhe në mekanizmat për administrimin sa më efikas të saj.
Një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte edhe mundësia e shitjes së pasurisë në fazën e sekuestrimit, me qëllim ruajtjen e vlerës së saj deri në vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor. Ky diskutim synon të kontribuojë në përmirësimin e praktikave ekzistuese dhe në forcimin e transparencës dhe efikasitetit institucional në këtë fushë.
Agjencia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në funksion të sundimit të ligjit dhe administrimit të drejtë të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.