
Takim mes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Gjykatës Themelore në Gjilan
Prishtinë, 15 korrik 2025 – U.D Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se, z. Alban Sutaj, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Trajtimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilluan një takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu.
Gjatë takimit, palët diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit. Të dyja palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, me qëllim të administrimit efikas dhe në funksion të drejtësisë. Z. Sutaj shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e z. Salihu për bashkëpunim dhe theksoi se këto diskutime janë një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një qasjeje më funksionale dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.