
Takim mes Agjencisë dhe projektit HAPE
Prishtinë, 18 Qershor 2025
Në zyrat e Agjencisë, u.d. Drejtori i Përgjithshëm z. Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit te PVRShPSK-se z. Enver Krasniqi zhvilluan një takim me përfaqësuesit e projektit HAPE. Në takim morën pjesë znj. Ilaria Renelli, Udhëheqësja e Ekipit të projektit HAPE, dhe z. Ilir Bicja, Menaxher i Programit të projektit HAPE.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe hapat që do të ndërmerren për avancimin e aktiviteteve në përputhje me objektivat strategjike të Agjencisë dhe të projektit të përfshirë.
Agjencia falënderon partnerët për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit për arritjen e rezultateve të qëndrueshme.