
Takim me u.d. Kryetaren e Gjykatës Themelore në Gjakovë, znj. Besarta Doli
Prishtinë, 9 korrik 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit per Trajtimin e pasurive te sekuestruar dhe te konfiskuara zhvilloi një takim me znj. Besarta Doli, ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit. Palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, me qëllim të administrimit efikas dhe në funksion të drejtësisë.
Z. Sutaj vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të znj. Doli dhe theksoi se këto diskutime kontribuojnë në ndërtimin e një qasjeje më funksionale dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.