Takim i Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Takim I Menaxhmentit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Menaxhmenti I AAPSK-së, mbajti takimin e radhës në të cilin u diskutua lidhur me hapat të cilat do të ndërmerren për hartimin e planit të integritetit, plan ky i cili kërkohet sipas Ligjit Nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësin e zgjerimit të hapësirave për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.
Në takim u dakorduan që të formohet grupi punës i cili do të hartoj planin e integritetit, ndërsa sa i përket pikës 2, do të analizohen alternativat me të përshtatshme për zgjerim të hapësirave për ruajtjen e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar e gjithë kjo me qellim të administrimit sa me efikas të pasurisë.