PJESËMARRJE NË  TRYEZËN E ORGANIZUAR NGA ZYRA E KOORDINATORIT KOMBËTAR PËR LUFTIMIN E KRIMIT EKONOMIK

Në tryezën e organizuar nga zyra e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik të mbajtur nga 24-27.10.2023, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe te Konfiskuar është përfaqësuar nga znj. Violeta Ejupi-Hasani Udhëheqëse e Sektorit për Pune Normative – Juridike.

Ne tryezë u diskutuan temat dhe format që do të jenë unike për gjithë sistemin prokurorial si në vijim:

  • Shkresat në lidhje me zbatimin e dispozitave të konfiskimit
  • Udhëzuesi i thjeshtësuar për konfiskimin, si dhe
  • Takimi i rregullt i rrjetit të koordinatorëve, ku në këtë takim është edhe AAPSK-ja pjesë e grupit.