
Pjesëmarrje në takimin e organizuar nga Zyra për Rikthimin e Aseteve
U. D i Drejtorit te Pergjithshem i AAPSK-së z. Alban Sutaj mori pjesë në takimin e organizuar nga Zyra për Rikthimin e Aseteve (ZRA), me ftesë të Prokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni.
Në këtë takim mori pjesë edhe U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, i cili konfirmoi mbështetjen e tij të plotë për punën dhe misionin e ZRA-së. Takimi mblodhi përfaqësues nga institucionet e zbatimit të ligjit si dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë mbështetës të kësaj zyre që nga themelimi i saj.
Gjatë diskutimeve u prezantua puna e deritanishme e ZRA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërkombëtar gjatë vitit 2024 me Rrjetin CARIN, si dhe me disa shtete të Bashkimit Evropian, përfshirë Zvicrën dhe Turqinë.
Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte edhe nisma për përgatitjen e një koncept-dokumenti, që do të shërbejë si bazë për hartimin e ligjit të veçantë për Zyrën për Rikthimin e Aseteve. Qëllimi është forcimi i kapaciteteve institucionale.
Rikthimi i aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme mbetet thelbësor për ruajtjen e integritetit ekonomik dhe për luftimin e dukurive si korrupsioni, pastrimi i parave dhe shmangia e tatimeve.
Prishtinë, 5 maj 2025