ORGANIZOHET CEREMONIA E PROJEKTIT “RIPËRDORIMI SOCIAL I PASURISË SE KONFISKUAR KRIMINALE”
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, së bashkë me UD. Drejtorin e Agresionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Enver Krasniqi dhe me Shefen e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Heike Backofen -Wernecke, i kanë dorëzuar SHKK-se - Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, një veturë të konfiskuar, e cila me përkrahjen e GIZ-it gjerman është shndërruar në autoambulancë.
Ministria e Drejtësisë synon të kthejë pasuritë e konfiskuara në interes të përgjithshëm, duke shndërruar automjete në shërbime mjekësore si ky rast.
Përveç kësaj, përmes AAPSK-së, Ministria ka dhënë në shfrytëzim edhe dy banesa për qëllime sociale, si dhe automjete për nevojat e policisë dhe institucioneve të tjera.
Ky përdorim i pasurive të konfiskuar synon të përçojë mesazhin se "krimi nuk vlen" dhe se çdo pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet dhe përdoret për dobi të përgjithshme.