Mbahet tryeza e rrumbullakët me temën “Rëndësia e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”

Mbahet tryeza e rrumbullakët me temën “Rëndësia e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”

Nën organizimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara –AAPSK dhe me mbështetjen e OSBE-se është mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën “Rëndësia e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”. Ne këtë tryezë morën pjese Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Michael Davenport si dhe zëvendësuesi i Drejtorit te Pergjithshem te AAPSK-se z. Enver Krasniqi.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se për adresimin e sfidave që ka AAPSK, duhet bashkëpunim institucional sidomos me policinë, prokurorinë dhe gjykatat dhe se deri tani është punuar në drejtim të përmirësimit dhe fuqizimit të këtij institucioni.

Tutje ministrja Haxhiu përmendi iniciativat ligjore për këtë qëllim por edhe Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme përmes së cilit do të shtohet pasuria e konfiskuar në mënyrë që e njëjta të destinohet për grupet e marxhinalizuara apo për interesa shtetërore.

Po ashtu, Ministrja Haxhiu përmendi miratimin e koncept dokumentit për plotësim- ndryshimin e Ligjit për AAPSK, që parasheh krijimin e Fondit për konfiskimin.

Sipas ministres Haxhiu, duhet të mirëmbajmë një model funksional që të mundësojë shmangien e procedurave të gjata gjyqësore ndonjëherë me vite, për të parandaluar kështu zhvlerësimin e aseteve të sekuestruara nga AAPSK, që mund të rrjedhë si pasojë e këtij shkaku.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi kontributin e partnerëve ndërkombëtar dhe tha se jemi të hapur për pranimin e këshillave dhe rekomandimeve në funksion të përafrimit me/dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe praktikave të mira lidhur me administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Ndërsa ne fjalën e tij ambasadori Michael Davenport, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë tha “Një menaxhim efektiv i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara është një detyrë komplekse dhe asnjë institucion i vetëm nuk mund ta bëjë këtë”. Prandaj, bashkërendimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive ligjzbatuese, institucioneve të sektorit të drejtësisë dhe subjekteve tjera relevante është shumë i rëndësishëm për të siguruar sundimin e ligjit dhe për të sjellë autorët para drejtësisë me procesin e duhur”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Ambasadori Davenport përsëriti gjithashtu angazhimin e vendosur të Misionit të OSBE-së për të ndihmuar institucionet në këto fusha të rëndësishme dhe për të rritur kapacitetet e të gjithë aktorëve kryesorë.

Zëvendësuesi I Drejtorit te përgjithshëm te AAPSK-se z. Enver Krasniqi foli për rolin dhe rendësin e AAPSK-se ne administrimin efektiv te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara duke vene theksin tek bashkëpunimi ndërinstitucional me organet e zbatimit te ligjit qe te ketë një planifikim para sekuestrimit. Po ashtu vëmendje duhet kushtuar edhe shitjes se pasurive ne fazën e sekuestrimit me qellim te ruajtjes se vlerës se tyre deri ne fund te gjykimit, për çka z. Krasniqi kërkoj qe te këtë vendime ma te shpejta ne këtë aspekt. Po ashtu tha ai qe një komponent I rëndësishëm është edhe ripërdorimin social të  pasurive të konfiskuara, qe pasurit e konfiskuara te kthehen ne përdorim për interes te përgjithshëm.

Ne ketë tryezë morën pjese edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të tjerë të zbatimit të ligjit, te cilët diskutuan sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional në administrimin  e këtyre pasurive.