Mbahet takimi në mes AAPSK-së dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike

Prishtinë, 14 shtator 2023

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), z. Enver Krasniqi ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), z. Naser Shamolli – Hulumtues i Lartë, z. Liridon Salihi – Koordinator i Projektit dhe z. Leotrim Pajaziti – Monitorues.

Në këtë takim, z. Krasniqi dhe z. Alban Sutaj - zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, treguan më gjerësisht lidhur me punën, rolin dhe kompetencat që ka aktualisht AAPSK-ja, si dhe u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të monitorimit të punës së këtij institucioni nga ana e GLPS-së.

Në fund, palët u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes tyre duke respektuar në përpikëri Ligjin për qasje në dokumente publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.