KRYEPROKURORI I SHTETIT SË BASHKU ME KOORDINATORIN KOMBËTAR PËR LUFTIMIN E KRIMIT EKONOMIK, ANËTARET E KËSHILLIT PROKURORIAL, KËSHILLIT GJYQËSORE TE KOSOVËS DHE AMBASADES SË SHBA-së NË PRISHTINË VIZITUAN DEPON E AAPSK-së

Nën organizimin e Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik z. Shqipdon Fazliu është vizituar Depoja e Agjencisë ku mbahen pasuritë se luajtshme të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në ketë vizite ishte ud. Kryeprokurori i Shtetit z. Besim Kelmendi; z. Erin Cox Këshilltarë Ligjor Rezidentë në Ambasadën e SHBA, Anëtar të Këshillit Prokurorial, Prokuror të ZKPSH-së, anëtar të Këshillit Gjyqësore të Kosoves të cilët u priten nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i AAPSK, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor.

Të pranishmit panë nga afër pasuritë e sekuestruar dhe gjendjen e tyre dhe njëherë u diskutua për gjetjen e zgjidhjeve ligjore për mundësin e shitjes sa me të shpejt të pasurive të cilave ju humbe vlera.

Z. Krasniqi, gjatë diskutimit i njoftoj të pranishmit  për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e veçanërisht mbi mundësit qe në të ardhmen pasurit e sekuestruara të shiten sa ma shpejt  me vendim gjyqësore.

Gjatë kësaj vizite u be e ditur që duhet të merren vendime sa më të shpejta për shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit me qellim që të ruhet vlera e pasurive deri ne fund te gjykimit.

Të gjitha palët u dakorduan për bashkëpunimin  ndërinstitucional edhe në të ardhmen me qellim të forcimit te kapaciteteve të AAPSK-së, si dhe në thellimin e koordinimit ndërmjet akteret vendorë.