Kosova dhe Kroacia forcojnë bashkëpunimin rajonal në administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Me ftesë të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Pronës Shtetërore Drejtoria për financa, prokurim publik dhe pasurin e konfiskuar në procedurë penale – Sektori për pasurit e konfiskuara në procedurë penale të Republikës se Kroacisë, një delegacion i AAPSK-së nga Republika e Kosovës i udhëhequr nga z Enver Krasniqi, Drejtor i Departamentit për trajtimin e pasurisë se sekuestruar dhe të konfiskuar ka realizuar nje vizitë pune me datën 12-13.11.2025 ne Zagreb.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi mbi problematikën, kuadrin ligjor dhe praktikat e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar në kuadër të procedurave penale. Të dyja palët shqyrtuan sfidat institucionale, përvojat krahasuese dhe mundësitë për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe administrativë që garantojnë transparencë dhe efikasitet në këtë fushë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe u shpreh gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, i cili përbën një dimension thelbësor të forcimit të shtetit të së drejtës.