Kosova dhe Bosnja e Hercegovina forcojnë bashkëpunimin rajonal në administrim të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

12 maj 2025 ,Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, delegacion i AAPSK-së, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit PVRVSHPSK z. Enver Krasniqi, me ftesë të Drejtorit të Agjencisë Federale për menaxhimin e pasurive te konfiskuara ne Bosnje dhe Hercegovinë, z. Emir Bashiç, realizoi një vizitë dy ditore në Sarajevë.

Delegacioni i AAPSK-së përbehej edhe znj. Violeta Ejupi-Hasani udhëheqës e Divizionit për punë normative-juridike, znj. Suzana Salihu ud. e Divizionit të shitjes PSK dhe znj. Goce Ismajli-Gjyshinca udhëheqëse e Divizionit për PRVPSK.

Delegacion i AAPSK-së u njoftua me të arriturat dhe sfidat e agjencisë si dhe lidhur me bashkëpunimin e Agjencisë me institucionet ligj zbatuese në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Mes tjerash delegacioni i AAPSK-së vizitoj edhe disa biznese në administrim të Agjencisë Federale.

Delegacioni i AAPSK-se është pritur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës z. Gjenado Groshom i cili njoftoji për bashkëpunimin ndërinstitucional me Agjencinë Federale dhe sfidat lidhur me konfiskimin e pasurive.Në fund palët u pajtuan për të avancuar bashkëpunimin për të ndërtuar një model të integruar  rajonal në administrimin e pasurive kriminale.Vizitën e mbështeti GIZ ( Deutsche Gesellschaft Fur Internacional Zusammenarbeit) përmes projektit që lidhet me luftën kundër flukseve të paligjshme financiare në Kosovë.