I NGARKUARI ME PUNË NË AMBASADËN E JAPONISË NË KOSOVË,z. KEISUKE YAMANKA VIZITON AAPSK-në
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive te sekuestruara dhe te Konfiskuara-AAPSK, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor, pritën në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanka me bashkëpunëtoret e tij.
Në takim u diskutua për mundësit dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit ndërinstitucional me institucionet relevante ne Japoni lidhur me administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara
Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi z. Yamanka për punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, dhe shprehi gatishmërinë për arritjen e partneritetit dhe mbështetjes se AAPSK-së nga Japonia.
z. Yamanaka pasi falënderoi për mikë pritjen, premtoi se do të angazhohet personalisht, në këtë drejtim duke shpreh dëshirën për takime të radhës si dhe vizitës se Tij në depon qendrore ne Llukar për të parë për se afërmi mundësit e mbështetjes për AAPSK-në.