Forcimi i Bashkëpunimit ndërinstitucional për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara: Takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Prishtinë, 15 korrik 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj, zhvilloj një  takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustafë Tahiri.

Në këtë takim, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke u fokusuar në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive gjatë fazës së sekuestrimit. Theksi i diskutimeve ishte ruajtja e vlerës së pasurive deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, për të siguruar administrimin e duhur dhe drejtësinë në procesin e konfiskimit.

Z. Sutaj e vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të z. Tahiri dhe nënvizoi se këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e një qasjeje më efikase dhe transparente në administrimin e pasurive të sekuestruara.