Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina viziton Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK)

Prishtinë, 24 korrik 2025 – Një delegacion nga Agjencia Federale për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara (FAUOI) të Bosnjës dhe Hercegovinës, i kryesuar nga drejtori z. Emir Bašić, realizoi një vizitë zyrtare në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK).

Delegacioni u prit nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Alban Sutaj me bashkëpunëtor, me të cilin zhvilluan një takim konstruktiv mbi funksionimin institucional të të dy agjencive homologe.

Në fokus të diskutimit ishin kornizat ligjore, strukturat organizative, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara që rrjedhin nga veprimtari penale.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të përbashkëta.