Delegacioni i US Department of the Treasury viziton AAPSK-ne për te thelluar bashkëpunimin ne fushën AML/CFT
Prishtinë, 19 nëntor 2025 – U.d Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së, z. Alban Sutaj priti në një takim zyrtar delegacionin amerikan nga US Department of the Treasury – Office of Technical Assistance, të përbërë nga z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Smith.
Gjatë takimit, z. Sutaj i informoi mysafirët amerikanë rreth zhvillimeve të fundit, rezultateve të arritura si dhe sfidave me të cilat përballet AAPSK. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mënyrat përmes të cilave përvoja dhe mbështetja e US Department of the Treasury – OTA mund të sjellin vlera të reja për institucionet tona.
z. Sutaj shprehu falënderimin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë ndaj institucioneve dhe akterëve kyç në Kosovë në fushën e AML/CFT. Po ashtu, vlerësoj kontributin e delegacionit amerikan për ofrimin e mbështetjes lidhur me një projekt të ri, i cili pritet të mbështesë Kosovën në të ardhmen në fushën e AML/CFT.
Agjencia mbetet e përkushtuar të forcojë partneritetet strategjike dhe të avancojë standardet e transparencës dhe integritetit në vend.



