BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR NDËRINSTITUCIONALE AAPSK – CENZA
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm z. Enver Krasniqi kryesoj Delegacioni e Kosovës qe qëndroi në vizitë studimore me datën 15-16 janar 2024 në Qendrën për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara - CENZA - Ministria e Punëve të Brendshme në Pragë në Republikën Çeke.
Z. Krasniqi, në ditën e parë të vizitës studimore në Prage, theksoi se qëllimi i kësaj vizite ka të bëj me diskutimin për thellimin dhe avancimin e procedurave të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Gjatë qëndrimit në CENZA, përfaqësuesit e AAPSK-së dhe ata të CENZA-së shkëmbyen njohuritë dhe përvojat në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruar dhe konfiskuara.
Në kuadër të vizitës dyditore u diskutuan shumë tema, në veçanti planifikimi para sekuestrimit, ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara, shitja e pasurive në fazën e sekuestrimit etj. Në fund, zv Krasniqi falënderoi organizatorin dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e kësaj vizite studimore.